Gazmend Havolli lindi më 11 tetor të vitit 1963Podujevë, është një karatist shqiptar.

Edukimi

Havolli është arsimuar për teknik laboratori të bilogjisë.

Sporti

Me karate ka filluar të merret në vitin 1978 në Podujevë. Gjatë periudhës garuese, dy herë ka zënë vendin e tretë në kategorinë absolute në kampionatin shtetëror dhe një here vendin e tretë në kategori.

Pas fazës garuese, në fillim të viteve ’90, iu ka përkushtuar punës së trajnerit në klubin e karatesë “Llapi” të Podujevës, me sportistët e të cilit ka arritur rezultate të shënueshme dhe shi për këtë disa herë është shpallur trajneri më i suksesshëm sportiv në komunën e Podujevës, ndërsa në vitin 2002 është emëruar trajner i përfaqësueses së Kosovës në karate.

G. Havollin si karateist e karakterizon interesimi për zgjerimin e vazhdueshëm të diapazonit të njohurive teorike, por edhe praktike të arteve marciale, për ç’arsye një kohë iu ka përkushtuar edhe kik-boksit.

Gazmend Havolli është anëtar i bordit të Federatës së Karatesë të Kosovës dhe refer kombëtar.

Është mjeshtër i shkallës së tretë (3 Dan).