Genc Hoti
Genc Hoti ka lindur më 6 dhjetor 1954 në Tiranë. Rrjedh nga një familje e vjetër intelektuale me origjinë nga qyteti i Shkodrës. Babai i tij, Kolë Hoti, ekonomist i diplomuar në Zagreb dhe Sofje për ekonomi, i dha elementet e parë të kulturës njerëzore, dhe sidomos të asaj shqiptare. Duke disponuar një bibliotekë të pasur, pothuajse të gjithe produktin intelektual shqiptar të para 1945, bie në kontakt me veprat e Eterve Franceskanë Shqiptare, filozofët grekë të epokave klasike, poetët e mëdhenj të populli italian, autorët klasikë të Europës post feudale, dhe mori prej tyre filozofinë materialiste.
Jeta profesionale
RedaktoGenci u bë, një studiues autodidakt; fati e desh të merrte kulturën katolike të familjes së nënës së tij Suzana Laca, nen mesimet e gjyshit te tij Kole Laca, duke përvetësuar pasionin e madh për punë e dije. Ai i përket brezit të formuar nga komunizmi shqiptar çka i dha mundësi kohore të studionte veprat e marksizmit, bolshevizmit dhe komunizmit shqiptar përgjatë periudhës 1974-1998.
Studimi i filozofise greke (formula aristoteliane e lëvizjes dhe gjetja e konceptit te pandryeshmerise absolute) e më pas të tre teorive më të famshme të shekullit të XIX-XX: dialektikës së Hegelit, materializmit të Marksit dhe relativitetit të Ajnshtajnit, duke i perbashkuar ne nje te vetme, bënë që ai t’i japë një përgjigje origjinale problemeve te mbetura pa zgjidhje apo të formuluara me probleme te dyshimta filozofike.