Genti Kruja
Genti Kruja ka lindur në Shkodër më 1977. Pasi ka kryer të mesmen në vendlindje, ka vazhduar studimet e larta në Turqi, ku është diplomuar në vitin 2003 në Universitetin Istanbul, Fakulteti i Shkencave Sociale, dega Sociologji. Në 2007 ka kryer Masterin SHPU në Universitetin e Tiranës, dega Sociologji-Filozofi me temë “Dialogu dhe toleranca ndërfetare: ecuri dhe sfida”. Ai ka mbrojtur doktoraturën në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, me temë FILOZOFIA E GYLENIT NJË PËRQASJE PRAKTIKE NË DIALOGUN NDËRKULTUROR. Gjatë viteve të fundit, me anë të programeve të ndryshme, ka bërë të mundur bashkëpunimin me disa organizata vendase dhe ndërkombëtare për të organizuar evenimente promovuese të vlerave të dialogut. Ai ka marrë pjesë gjithashtu në disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Dr. Kruja është gjithashtu anëtar i Asamblesë së Institutit të Sociologjisë dhe autor i librit “Shqiptarët përballë sfidave të mirëkuptimit ndërfetar”, si dhe bashkautor dhe editor i shumë librave të tjerë.
Pasi disa detyrave në Komunitetin Mysliman gjatë viteve 2010-2016 ka qenë drejtor i Drejtorisë së Kulturës dhe Dialogut Ndërfetar në KMSH dhe drejtor i revistave "Drita Islame" dhe "Zani i Naltë". Në vitet 2017-2022 ka qenë Përgjegjës i Departamentit të Shkencave Islame dhe gjatë periudhës 2021-2022 si zv/dekan i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin Bedër. Në vitet 2012-2022 ka drejtuar revistën shkencore "Zani i Naltë" si kryeredaktor i saj[1]. Prej vitit 2018 është zgjedhur si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë[2] dhe nga viti 2022 si zv/president i Këshillave Ndërfetarë të Europës (ENIB Religions for Peace-Europe) me një mandat tre vjeçar.
Prof. Kruja në vitin 2022 ka fituar një bursë, si kërkues shkencor (visiting researcher) në Universitetin Seattle në Washington, SHBA në programin “The Study of the United States Institutes (SUSI) for Religious Pluralism in America” sponsorizuar nga Departamenti i Shtetit, Zyra e Çështjeve Arsimore dhe Kulturore (ECA)[3]. Gjatë vitit 2022 ai është pranuar gjithashtu si ekspert i jashtëm ndërkombëtar në programin “Global Exchange on Religion in Society” (GERIS) të Bashkimit Europian në fushën e diversitetit fetar dhe kulturor në arsim.
Prof. Kruja është pjesëmarrës në programet akademike të Bashkimit Europian, European Cooperation in Science and Technology (COST) si anëtar i Komitetit të Menaxhimit për projektin “Islamic Legacy: Narratives East, West, South, North of the Mediterranean”[4] dhe Cost Action CA20107 - Connecting Theory and Practical Issues of Migration and Religious Diversity[5].
Prej vitit 2022 është zgjedhur gjithashtu për një mandat tre vjeçar si ekspert i lirisë së besimit, FORB në OSCE/ODIHR[6].
- ^ "Në vend të lamtumirës dhe në prag të 100 vjetorit të themelimit të revistës shkencore "Zani i Naltë"". Zani i Naltë (në anglishte amerikane). Marrë më 2022-11-03.
- ^ Kruja, Genti (2019-02-18). "Sekretari i Përgjithshëm". KNFSH. Marrë më 2022-11-03.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Genti Kruja Discusses His Experience as a SUSI Fellow | 🇦🇱️ | Aplikimet për Studimin e Institutit të SHBA-së (SUSI) janë të hapura: https://bit.ly/3wlyhyp Shihni Genti Krujën, Zëvendës Dekan dhe Profesor në... | By U.S. Embassy-Tirana | Facebook". www.facebook.com. Marrë më 2022-11-03.
{{cite web}}
: Lidhje e jashtme në
(Ndihmë!)|title=
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 3 nëntor 2022. Marrë më 3 nëntor 2022.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ . fq. https://www.cost.eu/actions/CA20107/#tabs+Name:Management%20Committee.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh|title=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh|url=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "ODIHR Panel of Experts on Freedom of Religion or Belief". www.osce.org (në anglisht). Marrë më 2022-11-03.