Gentian Koçi
Gentian Rexhep Koçi ka lindur më 1979, në Tiranë. U diplomua në vitin 2009 si regjizor filmi dhe televizion nga Akademia e Arteve të Bukura dhe Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi. Ka punuar për tetë vite si operator kameraman në televizionin Klan TV, një kanal kombëtar në Tiranë. Filmat e tij kanë marrë pjesë në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare të filmit. Filmi i titulluar "Antena" mori çmimin Filmi Kombëtar më i mirë në Filmat Dokumentar Ndërkombëtar dhe në Festivalin e Filmave me metrazh të shkurtër, DokuFest, Prizren, Kosovë. Filmi i tij i titulluar “Jinx in a jiffy” fitoi çmimin më të mirë të montazhit në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Studentor, festivalin e filmit Early Bird – Sofia, dhe gjithashtu një çmim inkurajues në Kompeticionin Ndërkombëtar të filmit me metrazh të shkurtër, Festivali i Filmit Ndërkombëtar në Tiranë, si dhe ka qënë fitues i Filmit Shqiptar më të mirë në Filmin Veror Ndërkombëtar të Durrësit dhe çmimin më të mirë inkurajues të 11 Shtatorit në Festivalin e Filmit, Kosovë. Ka qenë anëtar jurie në Kompeticionin Kombëtar të Dokufest 2010 Kosovë.