Gina Bachauer (greqisht: Τζίνα Μπαχάουερ; 21 maj, 1913, Athinë - 22 gusht 1976, Athinë), ishte një pianiste klasike greke e cila gjerësisht ka bërë turne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropës.

Gina Bachauer[1] ka lindur në Athinë, Greqi. Ajo ishte Hebreje.[2] Recitalin e parë në Athinë e dha në moshën tetë vjeçare.[3] Ajo u diplomua nga Konservatori i Athinës në vitin 1929.[4] Koncerti i saj i parë me orkestrën ishte në vitin 1932, kur ajo ishte 19 vjeç. Ajo ka regjistruar me labels si HMV (His Master's Voice), RCA Victor dhe Mercury. Ajo dha qindra koncerte, duke përfshirë 630 për trupat aleateLindjen e Mesme gjatë Luftës së dytë botërore. Gina Bachauer ishte edhe mësuese e pianos për Princeshë Irene.

Bachauer ishte një mikeshë e ngushtë e Maurice Abravanel dhe shpesh u shfaq me Orkestrën Simfonike të Utah-s.

Ajo vdiq në vitin 1976 nga një sulm në zemër, në Athinë Festival, në ditën që ajo do të shfaqej si soloiste me Orkestrën Simfonike Kombëtare të Washington, D.C.[5]

Lidhje të jashtme

Redakto

Referimet

Redakto