Giuseppe Romagnoli
Giuseppe Romagnoli (Bologna, 14 dhjetor 1872 – Roma, 7 mars 1966) ishte një medalist, numizmat dhe skulptor italian që jetoi e krijoi në Italinë e kohës së Mbretërisë dhe të Republikës. Emri i Romagnolit është gdhendur në monedhat italiane, shqiptare, somaleze dhe etiopiane. [1]
Biografia
RedaktoGiuseppe Romagnoli u lind në Bolonjë në vitin 1872 dhe u shkollua në Akademinë e Arteve të Bukura, po në Bolonjë. Romagnoli u bë i njohur si artist që në moshën 25 vjeçare, duke marrë pjesë rregullisht në ekspozitat e artit dhe Bienalen e Venedikut. Kreu studime me artistin e njohur, Enrico Barberi, për të marrë formim në skulpturë dhe medalistikë. Aftësitë Romagnoli-t ju njohën përfundimisht në ofiçinën e prodhimit të monedhave në Romë, ku institucioni i dha atij një punë si dizajnues, për të mbërritur më pas deri në detyrën e drejtorit. Nga viti 1909 deri në vitin 1954, ai udhëhoqi krijimin e prodhimin e monedhave dhe medaljeve në Institutin Poligrafik të Shtetit. Gjatë kësaj periudhe bëri pothuajse të gjitha modelet për stampimin e monedhave të Mbretërisë së Italisë e Republikës Italiane; të Perandorisë Etiopiane; të Shqipërisë, për ato të viteve 1926-1941 si dhe të Somalisë. Vdiq në Romë në vitin 1966, në moshën 94 vjeçare.[2] [3] [4]
Shih edhe
RedaktoReferimet
Redakto- ^ https://shqiptarja.com/lajm/giuseppe-romagnoli-gjurmeve-te-ideve-dhe-origjines-qe-krijuan-monedhat-shqiptare
- ^ Giuseppe Romagnoli in: Geschichte Bolognas Arkivuar 24 tetor 2021 tek Wayback Machine (italienisch), abgerufen am 16. Dezember 2013
- ^ Denkmal Bartolomeo Borghesis in San Marino[lidhje e vdekur], abgerufen am 4. Februar 2018.
- ^ Entwurf des Welttelegraphendenkmals in Bern
Lidhje të jashtme
Redakto- Giuseppe Romagnoli në Enciklopedia Treccani
- Biografia di Giuseppe Romagnoli