Shoku apo nje gjendje shoku është humbja e vetëdijes e përcjellur me çregullime të rënda të organizmit. Një përkufizim i plotë i shokut është: "Shoku është një gjendje fizpatologjike ose sindrom klinik qe karakterizohet nga insuficienca cirkulatore akute dhe progresive gjate te ciles debit kardiak është i pamjaftueshëm për te plotësuar nevojat indore për lende energo-plastike dhe te largoje mbeturinat katabolike duke rezultuar ne vuajtje qelizore."

Shoku paraqet një gjendje klinike që manifestohet me çrregullime të rënda në organizëm si pasojë e vuajtjes qelizore. Prandaj, shoku për një kohë të gjatë ka qenë objekt studimi për shumë autorë. Shume gjëndje mund ta shkaktojnë shokun , kështu në varësi të shkakut ate e klasifikojmë në:

  • Hipovolemik, pra nga ulja e volumit qarkullues të gjakut si pasojë e hemorragjise ose diarreve apo të vjellave masive.
  • Kardiogjen, nga patologjite e lidhura me zemrën , përshembull infarkti i miokardit.
  • Obstruktiv, nga pengimi i kalimit te gjakut drejt organeve ose pengese e mbushjes se zemres me gjak.
  • Distributiv, ndryshon nga format e tjera sepse karakterizohet nga anësi të ngrohta në fillim në ndryshim nga format e tjera që karakterizohen nga anësi të ftohta dhe të zbehta. Shkaktarë të shokut distributiv mund të jenë infeksionet (sepsisi), alergjitë (anafilaksia) , traumat e palcës së kurrizit.
  • Disociativi që shkaktohet nga anemitë e thella , intoksikacionet me CO ose methhemoglobina.

Burimi i të dhënave

Redakto

https://www.scribd.com/document/480922621/SHOKU

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto