Gjeneratorët sinkronë
Gjeneratorët sinkronë Makinat sinkrone janë makina elektrike te rrymës alternative, shpejtësia e rrotullimit e të cilave është e ndryshme nga ajo e makinave asinkrone, dhe është e barabartë me shpejtësinë e fushës magnetike rrotulluese (shpejtësinë sinkrone ns). Makinat sinkrone përbëhen nga dy pjesë kryesore: statori dhe rotori[1][2]
- Karakteristikat e gjenratorëve sinkronë
- Bilanci energjetik I gjeneratorit sinkron
- Puna paralele e gjeneratorëve sinkronë
Karakteristikat e gjeneratorëve sinkronë
RedaktoCilësitë kryesore të gjeneratorëve sinkron përcaktohen nga karakteristikat e tyre, të cilat mund të ndërtohen nga të dhënat experimentale ose të llogaritjeve që bëhen gjatë projektiimit të tyre si dhe me ndihmën e diagrameve vektoriale.
- Karakteristikat e punës pa ngarkesë
- Karakteristikat e lidhjes së shkurtër
1.Karakteristikat e punës pa ngarkesë: Paraqesin varësinë e forcës elektromotore E₀ në regjim të punës pa ngarkesë të gjeneratorit sinkron në funksion të rrymës së eksitimit Iₑ.Për të përfituar këtë lakore me experimentim duhet që shpejtësia e rrotullimit të rotorit të gjeneratorit sinkron të mbahet konstante (n=const). Skajet e pështjellave të armaturës duhet të jenë të hapura e në të, të lidhet voltmetri. 2.Karakteristikat e lidhjes së shkurtër: Japin varësinë ndërmjet rrymës në pështjellat e armaturës, kur të njëjtat janë në lidhje të shkurtër, dhe rrymës së exitimit gjatë numrit nominal të rrotullimeve të rotorit. Skajet e pështjellave të armaturës duhet të lidhen shkurtë dhe të matet rryma në to[3]
Bilanci energjetik i gjeneratorit sinkron
RedaktoAshtu si te të gjitha makinat e tjera edhe te gjeneratori sinkron shndërrimi i energjisë mekanike në energji elektrike përcillet me humbje te fuqisë. Keto humbje mund te klasifikohen në: Humbje të fuqisë në bakër të armaturës(statori), pra humbje të Xhulit në pështjellat e statorit (Pcu=mₐRₐIₐ²). Humbjet mekanike (Pmek) që përbëhen nga humbjet në kushineta, nga fërkimi dhe ventilimi etj. Shuma e të gjitha humbjeve që paraqiten në gjeneratorin sinkron është: ∑Ph=Pcuₐ+Pfe+Pmek+Pcuₑ). Koeficienti i shfrytëzimit paraqet raportin ndërmjet fuqisë së dobishme elektrike që gjeneratori i jep shpenzuesve të energjisë elektrike” P2”, me fuqinë që gjeneratori merr nga makina primare (turbina) P1, pra: ŋ=P2/P1.
Puna paralele e gjeneratorëve sinkronë
RedaktoNë sistemet elektroenergjetike, në shumicën e rasteve, gjeneratorët sinkronë punojnë në lidhje paralele. Për t’u arritur lidhja paralele e gjeneratorëve duhet patjetër të plotësohen tri kushtet, që quhen kushtet e sinkronizimit:
- Tensioni i gjeneratorit, për nga madhësia, duhet të jetë i barabartë me tensionin e rrjetit,
- Frekuenca e tensionit të cilën e prodhon gjeneratori duhet të jetë e barabartë me frekunecën e tensionit të rrjetit.
- Vektorët e tensionit të gjeneratorit duhet të jenë në fazë me vektorët e tensionit të rrjetit.
Mosplotësimi i cilitdo prej këtyre tri kushteve, në momentin e kycjes së gjeneratorit në rrjet mund te jetë i dëmshëm si për gjeneratorin ashtu edhe për sistemi elektroenergjetikë (SEE).
Referimet
RedaktoBibliografia
Redakto- Makinat sinkrone nga Naum Xhoxhi