Gjergj Meta
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Dom Gjergj Meta (lindur më 30 prill 1976 në Rrushkull, Durrës) është prift katolik i Arkidioqezës Metropolitane Tiranë – Durrës.
Biografia
RedaktoGjergj Meta ka lindur në Rrushkull të Durrësit, më 30 prill 1976. Ka mbuluar disa detyra brënda Kishës Katolike në Shqipëri. Është i specializuar në Të Drejtën Kanonike në Universitetin Papnor Gregoriana në Romë. Është docent pranë Institutit Filozofiko-Teologjik të Shkodrës. Aktualisht është Vikar i Përgjithshëm i Arkidioqezës Tiranë – Durrës dhe zëdhënës i zyrës së shtypit i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë.
- 1994-1995: ndjek vitin paraprak në Seminarin e kryeipeshkvisë së Barit, në Itali.
- 1995-2000: ndjek Seminarin Rajonal në Molfetta të Barit dhe Fakultetin Teologjik puljez.
- 21 prill 2001: shugurohet meshtar.
- 2001-2002: shërben si zv.famullitar në konkatedralen e Shën Luçisë në Durrës.
- 2001-2006: është anëtar i Këshillit presbiteral të dioqezës.
- 2002-2003: shërben si zv.famullitar në katedralen e Shën Palit në Tiranë.
- 2003-2006: është administrator i famullisë në katedralen e Shën Palit në Tiranë. Gjithashtu, emërohet përgjegjës kombëtar për baritorinë universitare të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit.
- 2006-2009: merr liçencën (diplomë universitare) në degën e së drejtës kanonike në Universitetin Papnor Gregorian.
- 2009-2010: shërben si zv.famullitar në katedralen e Shën Palit në Tiranë. Emërohet gjykatës i Gjykatës Ndërdioqezane Shqiptare nga viti 2009.
- 2009-2017: bëhet pedagog i së Drejtës Kanonike në Institutin Teologjik të Shkodrës, si edhe anëtar i Këshillit Presbiteral dhe i Kolegjit të Këshilltarëve.
- 2009-2012: është zëdhënës i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.
- 2010-2013: shërben si famullitar në kishën e Shën Gjonit Maria Vianej në Kamzë dhe si administrator i famullisë së Gramzës (Zoja Mbretëreshë) dhe të Luzit (Zoja e Ngjitur në Qiell).
- 2013-2016: shërben si famullitar në konkatedralen e Shën Luçisë në Durrës dhe është dekan i Dekanatit Perëndimor të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Gjithashtu, është anëtar i Komisionit ipeshkvnor për liturgjinë dhe formimin e përhershëm të meshtarëve.
- Dhjetor 2016 e deri tani: shërben si vikar i përgjithshëm i kryedioqezës së Tiranë-Durrësit dhe është zëdhënës i ipeshkvijve të Shqipërisë.
- Ai u bë peshkopi i Rrëshenit në 9 shkurt 2017