Gjergji Minga
Gjergji Minga (lindur në Korçë më 22 qershor 1940 ) është Rektor i Universitetit Amerikan të Tiranës (UAT).
Gjergji Minga | |
Emri | Gjergji |
Mbiemri | Minga |
Lindur më | 22 qershor 1940 |
Lindur në | Korçë |
Kombësia | shqiptare |
Shtetësia | shqiptare, |
Profesioni | pedagog |
Mirënjohje | |
*prof.dr. | |
Karriera Profesionale
RedaktoPërfundon studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës me diplomën shkëlqyeshëm dhe emërohet pedagog në lëndën e Biokimisë Mjekësore. Prej vitit 1957 kjo lëndë jepej në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.
Në vitet 1961-'63, plotëson me program të përbashkët të të dy fakulteteve formimin në shkencat kimike, duke dhënë njëkohësisht edhe një serë kapitujsh të Biokimisë Mjekësore me studentët e Farmacisë dhe Mjekësisë.
Në vitet 1970-1975, iu ngarkua detyra për të dhënë të njëjtën lëndë edhe në Fakultetin e Mjekësisë dhe në Fakultetin e Shkencave Matematikore Natyrore (dega Biologji) të Universitetit të sapo krijuar të Prishtinës.
1988. Bën për herë të parë, pjesë të programeve mësimore të Fakultetit të Mjekësisë, lëndën e Biokimisë Klinike.
1993 e në vazhdim jep në Fakultetin e Mjekësisë lëndën e Historisë së Mjekësisë shqiptare.
Për një periudhë gjashtë vjeçare (1975-1980) transferohet pranë spitalit të qytetit të Shkodrës pa e ndërprerë punën si pedagog i jashtëm.
1980-1984, rikthehet si shef i lëndës së Biokimisë Mjekësore në Fakultetin e Mjekësisë.
1984-1990, emërohet drejtor i Drejtorisë së Mjekimit në Ministrinë e Shëndetësisë.
1990, kthehet pranë Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" si shef i Qendrës së Mjekësisë Bërthamore, duke dhënë Biokiminë Mjekësore dhe Klinike në Fakultetin e Mjekësisë si pedagog i jashtëm.
1993, emërohet pedagog efektiv i Fakultetit të Mjekësisë.
2007, Shkruan "Historia e Kujdesit Shëndetësor dhe Mjekësisë Shqiptare". Ne këtë libër trajtohen shume tema mjekësore si, ngerci politik, tranzicioni, jeta e Skënderbeut, dhe jepet informacion i plote mbi sistemin politik gjate diktaturës. Është qëllimi i tij te theksoje, se edhe pse Shqipëria ne atë kohe ishte e izoluar, ajo arrinte qe te eksportonte produkte jashtë vendit.
Funksione
RedaktoAnëtar i Këshillit Shkencor të Fakultetit të Mjekësisë
Anëtar i Kolegjiumit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe i Komisionit të Shëndetësisë pranë Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë
Anëtar i Redaksisë së Revistës Mjekësore. Aktualisht kryeredaktor i saj.
Sekretar i Redaksisë së Shëndetësisë për botimin e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, në të dy botimet
Kryetar i Shoqatës Shkencore të Studentëve të Universitetit
Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Mjekësore Shqiptare
Anëtar i Komitetit Kombëtar të Bibliotekës Mjekësore.
Aktualisht është Rektor i Universitetit Amerikan të Tiranës
Botime
RedaktoKa botuar monografinë "Acidet e larta yndyrore të pangopur dhe prostaglandinat"
Është bashkautor i Fjalorit latinisht - shqip të Mjekësisë.
Ka botuar disa dhjetëra studime në periodikun shkencor mjekësor të kohës dhe ka kryer një sërë studimesh për anë të veçanta të shërbimit shëndetësor.