Dr. Gjergji Sauli lindi më 27 dhjetor të vitit 1938Korçë, Shqipëri.

Edukimi

Redakto

Ka diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1960.

Në vitin 1985 ka mbrojtur titullin “Kandidat i shkencave juridike” dhe në vitin 1994, ka marrë titullin “Doktor i Shkencave Juridike”. Është dekoruar me “Urdhërin e Punës të Klasit të Parë” dhe me medaljen e artë “Për Merita të Veçanta Civile”.

Karriera

Redakto
  • Nga viti 1960-1968 ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Korçë dhe nga viti 1969 gjer në vitin 1975 ka qenë Kryetar i Gjykatës së Rrethit Pogradec.
  • Në periudhën 1976-1982 ka punuar jurist e më pas Kryetar i Sektorit të Ligjshmërisë pranë Gjykatës së Lartë.
  • Në vitet 1983-1993 ai ka ushtruar funksionet e anëtarit e më pas të Kryetarit të Byrosë Juridike në Këshillin e Ministrave.
  • Nga viti 1993 deri në vitin 2001, ai ka ushtruar profesionin e avokatit.
  • Në vitin 2001 emërohet anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe nga viti 2004 e në vazhdim, kryen detyrën e Kryetarit të kësaj gjykate.
  • Ka qenë lektor pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës dhe Shkollës së Magjistraturës, Tiranë.

Veprat

Redakto

Është autor i një monografie dhe i shumë artikujve shkencorë dhe kumtesave juridike.

Shih edhe

Redakto