Historiku

Redakto

Ky gjimnaz është themeluar në vitin 1967. Në vitin e parë të veprimit si gjimnaz me 7 paralele. Gjatë historisë së tij ky gjimnaz disa herë ka pësuar ndryshime në strukturën organizative dhe përmbajtësore. Një kohë ishte shëndrruar në Qendër shkollore, pastaj në kohën e shuvarizmit, në vitin shkollor 1975/76 ishte shëndrruar në arsimin e mesëm të orientuar dhe bënte përgatitjen e nxënësve për arsimimin e përgjithshëm në Fazën e Parë të Bazave të Përbashkëta. Ishte ndër shkollat e para të mesme ku është eksperimentuar me këtë reformë, pastaj një vit më vonë arsimi i mesëm i orientuar është aplikuar edhe në shkollat tjera të mesme të Kosovës. Gjimnazi rritej së bashku me numrin e nxënësve. Kështu në vitin shkollor 1990/91 në këtë gjimnaz ishin përfshirë gjithsej 1394 nxënës, shkolla kishte një ndërtesë shkollore me 27 mësonjëtore me 1500m2, kishte sallë të arsimtarëve, bibliotekë, biologjisë, anglishtes pastaj zyre tjera administrative për drejtor, pedagog, sekretar, arkatar dhe lokale tjera përcjellëse Në vitin e largimit me dhunë të nxënësve dhe të arsimtarëve shqiptarë nga objektet e tyre shkollore, në vitin shkollor 1991/92, në këtë Gjimnaz ishin të regjistruar gjithsej 1348 nxënës shqiptarë të shpërndarë në 45 paralele. Këta nxënës u detyruan që procesi mësimor ta ndjekin në shtëpi private. Viti shkollor 1991/92 për nxënës të këtij gjimnazi filloi me 30 janar të vitit 1992. Në fillim procesi mësimor është organizuar vetëm nëpër fshatra si në Komogllavë, Lloshkobare, Greme, Gaçkë, Mirosalë dhe Softaj. Këto ishin disa të dhëna për sa i përket shkollës së mesme gjimnazi “Kuvendi I Arbërit” në vitet e para të fillimit të punës si shkollë.

Deri më 2010 gjimnazi ishte në një objekt dhe i tëri si një gjimnaz i vetëm me të gjitha drejtimet në një objekt. Ky institucion arsimor është i regjistruar me vendimin e organit kompetent të vitit 1967. Shkolla e Mesme e lartë Gjimnazi "Kuvendi i Arbërit" në Ferizaj procesin mësimor e ka filluar më 01 shtator 2010 me klasët e X-ta ,Xl-ta,Xll-ta dhe Xlll-ta me profilet: a) Gjimnazi i përgjithshëm me 4 paralele. b) Gjimnazi Matematikë-Informatikë me 13 paralele. c) Gjimnazi i Shkencave të Natyrës me 24 parale. Ky gjimnaz punon me dy ndërrime, paradite dhe pasdite, orët zgjasin 45 minuta. Duhet cekur se ky është viti i parë shkollor që ndahet gjimnazi në dy drejtime: Drejtimi i Gjimnazit të Shkencave matematiko-Natyrore me drejtor Shemsi Heta, dhe drejtimi i Gjimnazit të Shkencave Shoqërore-Gjuhësore, ku ky gjimnaz kalon sipas vendimit të MASHT-it në ndërtesën e vjetër të gjimnazit.

Synimet e programit të këtij gjimnazi janë që të përgatisin maturantë të profileve të theksuara më lartë në mënyrë që të drejtohen për profesionin e dëshiruar, dhe për të regjistruar një profil të caktuar në shkollimin superior. Pra ky shkollim e përgatit nxënësin që më lehtë të përcaktohet më vonë se në çfarë profesioni nxënësi do të zgjedh për të studiuar në shkollimin superior.