Gjimnazi "Xhevdet Doda" (Prishtinë)
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Gjimnazi “Xhevdet Doda“ është themeluar nga Bashkësia Komunale e Arsimit të Prishtines në bazë të vendimit të datës 07.07.1971, fillimisht si gjimnaz i dytë i Prishtines. Atë kohë punen e filloi në lokalet e SHM Bujqësore.
Gjenerata e parë filloj me 150 nxenes të regjistruar në klasën e parë të sistemuar në pesë paralele me mësim në gjuhën shqipe dhe gjermane, dhe 57 nxënës në gjuhën s.kroate në tri paralele. Procesi mësimor zhvillohej nën perkujdesjen e mësimdhënësve të shkollës së Mesme Bujqësore të cilet dhanë kontributin e tyre të çmueshëm.
Ne gjysëmvjetorin e parë të vitit 1972 u konstituan organet e shkollës si: Drejtoria, Pleqësia e shkolles, Tubimi i punëtorëve, Organizata sindikale, OTH e lkj-se, Komiteti i mbrojtjes dhe vetëmbrojtjes shoqërore, si dhe organet profesionale të shkolles si Këshilli i arsimtarëve, Këshillat e klasave, Aktivet profesionale dhe Kryesia e rinisë shkollore.
Me vendimin Nr.90 te dates 01.10.1971. leshuar nga Bashkësia Komunale e Arsimit drejtor i pare i shkollës u zgjodh Zejnullah Jakupi, deri më 06.04.1984. Prej nga kalon në detyrë të re si kryeinspektor i arsimit.
Në vitin shkollor 1973/74 gjimnazi emërtohet me emrin e heroit Xhevdet Doda, me ç’rast u zbulua busti i heroit dhe për herë të parë kjo dite festohet si “Dita e shkolles”.
Në vitin shkollor 1983/84 gjimnazi kalon në aneksin e ri të SHMM, per t’u kthyer përsëri në lokalet e vjetra në vitin 1987.
Si të gjitha shkollat në Kosovë edhe Xhevdetdodasit kanë përjetuar dhunën e terrorit serb, diferencimet, ndjekjet, burgosjet sidomos në periudhën e viteve 1989 deri në përfundim të luftës më të re ne stator te vitit 1999.
Në vitin shkollor 2002/03 u vendos që hapësira e gjimnazit “Xhevdet Doda” të lirohet për ndërtimin e katedrales. Gjimnazi “Xh.Doda” u dislokua dhe u vendoset në lokalet e SHMM”Dr.A.Sokoli” deri në shtator të vitit shkollor 2010/2011.
Këtë vit Xhevdetdodasit festojnë 39 vjetorin e themelimit dhe punës edukativo- arsimore, në objektin e ri shkollor.
Në vitin 2010 u ndëtua objekti i ri i shkollës në lagjen Lakrishtë, Prishtina. Në vitin shkollor 2011/12 mësimet i ndjekin 1500 nxënës të sistemuar në 34 paralele, nën përkujdesjen edukativo-arsimore të 50 mësimdhënësve.
Synim i përbashkët është ngritja e vazhdueshme e cilësisë në mësimdhënje dhe në mësimnxënje të qëndrueshme dhe të aplikueshme në jeten e përditeshme, pra një shkollë bashkëkohore demokratike.