Gjimnazi Zenel Hajdini

Shkollë e mesme në Kosovë


jimnazi „Zenel Hajdini“, është shkollë e mesme shqiptare në Gjilan, Kosovë. Deri në tetorin e 2013-s, pati drejtimet: matematikë-informatikë, natyror, shoqëror, gjuhësor dhe të përgjithshëm. Por prej ati viti, ekzistojnë veç drejtimet: natyror dhe shoqëror.

Historia

Redakto

Gjimnazi “Zenel Hajdini” në Gjilan filloi punën në vitin 1945 me ndërprerje të kohëpaskohshme. Prej vitit 1954 u reduktua dukshëm numri i paraleleve shqipe dhe u shtua numri i mësimdhënësve serbë. Prej viti 1966, filloi të rritet numri i paraleleve në gjuhën shqipe. Fillimi viteve të 70- ta mund të konsiderohet një lulëzim i hovshëm i arsimit dhe edukimit. Kjo pati si reflektim emancipimin e femrës shqiptare. Prej vitit shkollor 1972/73 filluan punën paralelet e ndara fizike të gjimnazit në fshatin Zhegër. Si rezultat i punës së palodhshme të mësimdhënësve të gjimnazit, më vonë u hapën edhe gjimnazet në Bujanoc (Tërnoc), në Dardanë dhe në Viti.

Para se të ndahej Gjimnazi “Zenel Hajdini” në dy objekte, në të pati të angazhuar mbi 120 mësimdhënës, ku mësimet i zhvillonin mbi 2600 nxënës në 74 paralele. Mësimi zhvillohej në pesë drejtime:

  1. Drejtimi i përgjithshëm
  2. Drejtimi matematikë-informatikë
  3. Drejtimi i shkencave natyrore
  4. Drejtimi i shkencave shoqërore
  5. Drejtimi i shkencave gjuhësore

Në fillimin e vitit shkollor të 2013 u hoqën drejtimet: i përgjithshëm, matematikor-informatikë dhe gjuhësori. Gjimnazi filloi të mbante vetëm dy drejtime atë shoqëror dhe natyror.

Po ashtu në vitin 2013 drejtimi i shkencave natyrore u nda në shkollë në vete për shkak të objektit të vogël dhe numrit të madh të nxënësve.

Nga Gjimnazi “Zenel Hajdini”, lindi edhe një shkollë e re, Gjimnazi i Shkencave të Natyrës “Xhavit Ahmeti”, që zyrtarisht u bë shkollë në vete në vitin shkollor 2014/2015. Tashti, në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, në mësimdhënie janë të angazhuar mbi 60 mësimdhënës.