Gjin Varfi lindi në Tiranë në 14 maj 1954 dhe studioi në Tiranë për skulpturë monumentale. Fillimisht punoi në TVSH, në Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe më pas në vitin 1984 në seksionin e filmit vizatimor në Kinostudio. Gjin Varfi, krahas animacionit, është marë edhe me studimin e stemave të qyteteve, Heraldikën shqiptare ku me hulumtimet e tij zbuloi stema të periudhës mesjetare dhe duke u mbështetur në përvojën shqiptare dhe te huaj filloi t’i rindërtonte ato.