Gjiri dhe shpella e Gramës gjendet në bregdetin e malit Rrëza e Kanalit. Gjiri futet disa qindra metra në tokë, me brigje shkëmborë, me faleza, ndoshta edhe me shpella nën ujore. Është përdorur si vendstrehim i anijeve gjatë furtunave. Këtu ndodhet gurorja e Gramës, ku në antikitet, skllevërit kane gdhëndur emrat dhe shënime të tjera, që përbëjnë mesazhe të rëndësishme për studiuesit. Prandaj quhet shpella e Gramës (shkrimeve). Ka vlera shkencore gjeomorfologjike, historike, didaktike, turistike. Vizitohet nëpërmjet udhëtimit me det nga Vlora apo Himara.[1]

Referime Redakto

  1. ^ Perikli Qiriazi (2006). "Qarku Vlorë-Monumente natyre". Monumentet e natyrës të Shqipërisë. Tiranë: Ideart. fq. 128. ISBN 99943-788-6-4.