Gjiri i Kakomesë ndodhet në Bregdetin e Jonit, në perëndim të fshatit Nivicë Bubar, midis Kapo Qefalit dhe Krorëzës.

Gjiri i Kakomesë
Gjiri i Kakomesë

Formim

Redakto

Është formuar nga proçeset tektonike (shkëputje) dhe veprimtaria e karstit. Aty përfundon përroi homonim. Gjiri futet në tokë disa qindra metra. Gjerësia e tij i kalon 300 – 400 m. Pranë ka një plazh të tipit zallor. Shpati malor në jug është i veshur me bimësi natyrore të ruajtur mirë, ndërsa ai verior është shkëmbor, i zhveshur nga drurët, por ka vetëm shkurre bezge (cfakë). Në këtë anë ka falëzë të pakalueshme deri në plazhin e Krorzës, në të cilin ndodhet Manastiri i Shën Mërisë. Në lindje të gjirit të Kakomesë ndodhen dy manastire të tjerë.[1]

Referime

Redakto
  1. ^ AKZM Vlore. "Gjiri i Kakomese". Arkivuar nga origjinali më 17 korrik 2018. Marrë më 13 korrik 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)