Gjiri i Shëngjinit
Gjiri i Shëngjinit ndodhet në pjesën verilindore të gjirit të Drinit ndërmjet kepit të Shëngjinit dhe grykëderdhjes së Drinit të Lezhës.
Ka gjatësi rreth 5 km dhe gjerësinë më të madhe 2 km. Në përgjithësi është i cekët, sidomos në bregun e tij lindor, thellësitë zvogëlohen gradualisht drejt bregut. Bregdeti lindor është i ulët dhe ranor, zonë tipike grumbullimi. Bregdeti verior është i lartë, shkëmbor, i tipit të gërryerjes. Gjiri i Shëngjinit është i hapur ndaj erërave jugperëndimore e perëndimore. Në pjesën verilindore të tij shtrihet qyteti i Shëngjinit.