Gjon Kujxhija
Gjon Kujxhija (Shkodër, 11 maj 1920 - Firenze, 25 shtator 1943) ishte një muzikant shqiptar i shekullit XX.
Biografia
RedaktoU lind në Shkodër më 11 maj 1920, i biri i Kolë Kujxhisë. Pas shkollës fillore, Kujxhija i vazhdoi mësimet pranë liceut Illyricum të etërve françeskanë. Që në klasat e para të këtij liceu ai tërheq vëmendjen e kompozitorit, organizatorit dhe drejtuesit të veprimtarive muzikore në qytetin e Shkodrës, Atë Martin Gjoka.
Krahas mësimeve të përgjithshme në gjimnaz, Gjoni i kushtonte një kohë të mirë thellimit të njohurive të tij me mësimet bazë të muzikës. ‘Pas mbarimit të shkollës së mesme (1939) shkoi për studime në konservatorin ‘Luixhi Kerubini’ në Firence’ (Harapi, ‘Jeta e re’, 1991). Gjoni pati përparuar shpejt e mirë si në përdorim të veglave muzikore edhe në teorinë e muzikologjísë shkruante Ernest Koliqi në ‘Shêjzat’ më 1963. Pas përvojës së parë si muzikant ai shkoi në Firence për të studiuar në konservatorin ‘Cherubini’. Studimet e Gjonit u prenë në mes nga një bombardim ajror që përfshiu edhe shtëpinë ku ai banonte e shkruante veprat e tij muzikore. Ishte kjo ngjarje që shënoi ditën fatale të 25 shtatorit 1943.
Vepra
RedaktoNë 1943 Gjon Kujxhija botoi në Firence librin Valle Kombëtare (Dasëm Shkodrane[1], italisht: Nozze Scutarina[2]), vepër kjo krejt e përveçme edhe për ditët e sotme të valleve të kënduara të dasmës shkodrane. Mustafa Krantja në artikullin e tij ‘Valle Shkodrane’ të 26 korrikut 1944 e paraqet kështu librin e Kujxhisë:[3] Libri ndahet në tri pjesë: në fillim nji parathanje shumë e mirë në të cilën auktori shoshitë probleme me randësi të madhe të muzikës s’onë. jesa e dytë përmban një spjegim të hollësishëm të zakoneve të fejesës e martesës në gjindjen katolike të Shkodrës. Vallet qi titullojnë librin janë rrjeshtue në pjesën e tretë të tij’ (Krantja, ‘Bashkimi i Kombit’, 1944). Pra parathënia përmban shtjellimin teorik të lëndës, dhe synon të paraqesi një vepër thellësisht kombëtare, si për të përforcuar gjenezën e shqiptarit të hershëm. Aty jepen 115 shpjegime mbi këto rituale të hershme vendore. Pas këtyre dy pjesëve të shkruara teorike, vjen notëzimi i 52 valleve të kënduara bashkë me tekstin e tyre poetik që është i vendosur nën nota.[3][4]
Libri i Kujxhise është unikal, dhe fatkeqsisht iu nënshtrua persekutimit gjatë regjimit komunist, pra nuk u bë kurrë objekt studimesh më të thella, duke mbetur, kështu, thuajse i panjohur.[3]
Referime
Redakto- ^ Pipa, Arshi (1978). Albanian Folk Verse: Structure and Genre (në anglisht). O. Harrassowitz. fq. 73. ISBN 978-3-87828-119-1.
- ^ Rice, Timothy; Porter, James; Goertzen, Chris (25 shtator 2017). The Garland Encyclopedia of World Music: Europe (në anglisht). Taylor & Francis. fq. 1671–. ISBN 978-1-351-54426-9.
- ^ a b c Koço, Eno (11 maj 2018). "Gjon Kujxhija, muzikanti shqiptar dhe vdekja tragjike në Firence". Shqiptarja.com. Marrë më 14 maj 2018.
{{cite news}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Koço, Eno (2004). Albanian Urban Lyric Song in the 1930s (në anglisht). Scarecrow Press. fq. 124–. ISBN 978-0-8108-4890-0.