Gjon Shllaku lindi më 1960 në qytetin e Shkodrës në një familje të njohur për traditat muzikore, ka përfunduar në 1979 me rezultate të larta Liceun Artistik "Prenkë Jakova" të qytetit të tij, duke u diplomuar si pianist. Në vitin 1984 diplomohet në degën e kompozicionit me Pedagog Çesk Zadejën, mbasi ka realizuar me sukses Baletin "Nuse Arbana", në përfundim të studimeve pranë Akademisë së Arteve në Tiranë.

Zhvillon aktivitetin e tij profesional si mësues i lëndeve të Harmonisë e të Analizës së Formës pranë Liceut Artistik "Prenk Jakova", ku kryen edhe detyrën drejtuesit të Sektorit të Lëndeve Teorike.

Si kompozitor ka shkruar vepra vokale dhe instrumentale mes të cilave:Uverturë për Orkestër, Fantazi për Violinë e Orkestër, Operetë, muzikë për femijë etj.

Zhvillon aktivitet koncertal, kryesisht si koncertmaëster i solistëve të shquar shqipëtarë. Në rolin e Dirigjentit, drejton Korin e Katedrales së Shkodrës si Kapelmaester i saj, aktualisht është i angazhuar pranë Korit Polifonik "Prenkë Jakova", të cilin e ka themeluar në vitin 1997.

Është President i Shoqatës Kulturore Artistike "Prenkë Jakova" që nga themelimi i saj.

Veprat muzikore

Redakto

Veprat muzikore të shkruara nga Gjon Shllaku:

  1. Romancë per violinë e pianofortë, 1984 , ekzekutuar në Koncertin e Studentit, solist Lorenc Radovani, piano Gjon Shllaku.
  2. Fantazi për violinë e orkestër, 1984, ekzekutuar në Konkursin Kombëtar të Orkestrave Sinfonike në Durrës, tetor 1984. Solist Lorenc Radovani.
  3. Momente muzikore nga baleti “Nuse Arbana”, 1984. Ekzekutuar nga Ansambli i Harqeve Shkodër neëqershor 1985 në teatrin “Migjeni”.
  4. Sonatinë për violinë e pianofortë,1984. ekzekutuar në I.L.A, solist Lorenc Radovani, piano Gjon shllaku.
  5. Rondo – Koncertale per pianofortë e Orkester.1985, ekzekutuar në Konkursin Kombëtar të Shkollave Artistike, mars 1986. Orkestra Sinfonike e Skollës Artistike “Prenkë Jakova” Shkodër, Dirigjent Aleksander Qyteza, soliste Elda Laro.
  6. Suite nga baleti “Nuse Arbana”.1986. Ekzekutuar në Konkursin Kombëtar të Orkestrave Sinfonike, tetor 1986. Orkestra Sinfonike e Shtepisë së Kulturës Shkodër, Dirigjent Jetmir barbullushi.
  7. Divertisment për orkestër Fëmijesh, 1986, orkestra e fëmijeve të Shkollës Artistike “P.Jakova” Dir. Aleksander Qyteza.
  8. Uverturë - 1987. Ekzekutuar në Konkursin Kombeëar të Orkestrave Sinfonike të Skollave Artistike, Durrës tetor 1987.Orkestra Sinfonike e Shkollës Artistike “P.Jakova”, dirigjent Aleksander Qyteza.
  9. Operetë për femijë,libreti Fadil Kraja, vënë në skenë nga Shtepia e Pionierëve Shkodër nëntor 1988.Regjisor Fatbardh Smaja, Orkestra Sinfonike e Shtepisë së Kulturës Shkodër dirigjent Kujtim Alia.

Shiko edhe këtë

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto