Gjovalin Shkurtaj (Jeran, Malësi e Madhe, 4 prill 1943) është studjues i gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Ka kryer shkollën e mesme pedagogjike në qytetin e Shkodrës më 1962 dhe studimet e larta për gjuhë e letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës më 1966. Në vitin 1966-1967 ka qenë arsimtar në rrethin e Lezhës. Nga shtatori i vitit 1967 deri në maj të vitit 1989 ka punuar si punonjës shkencor në Institutin e Gjuhësisë të Akademisë së Shkencave. Gjatë periudhës 1989-1991 ka qenë i ngarkuar si këshilltar i kulturës në Ambasadën Shqiptare në Romë si dhe Perfaqesues i Shqipërise prane Organizates Boterore te Bujqesise (FAO) dhe Organizates Boterore te Ushqimit (WFP). Qysh nga maji i vitit 1991 është emëruar pedagog në Departamentin e Gjuhësisë të Fakultetit të Historisë e të Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Aty drejtonte sektorin e gjuhësisë së sotme. Ka qene titullar i tri lëndëve. Tani është në pension.

Veprimtari Akademike

Redakto
  • Anëtar i Asociuar i Akademisë së Shkencave të Shqiperisë, 2011 [1]
  • Anëtar i “Këshillit Ndërakademik të Gjuhës Shqipe”, tetor 2004
  • Anëtar i Grupit Hartues dhe i Redaksisë së "Atlasit Dialektologjik të Gjuhës Shqipe" (ADGJSH) (vepër madhore e gjuhësisë shqiptare, vëllimi I, Napoli, 2007, vëllimi II, në shtyp në Itali, bashkautor me J. Gjinarin, B. Becin, Xh. Gosturanin)
  • Anëtar i Grupit Shqiptar të punës për Fishat e "Atlas Linguarum Europae" (ALE) dhe Anëtar i Komitetit Kombëtar Shqiptar për ALE (Atlas Linguarum Europae)
  • Sekretar shkencor i përmbledhjes "Dialektologjia shqiptare" (I-VI)
  • Anëtar i Redaksisë së revistës "Studime Albanologjike" të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë
  • Anëtar i Redaksisë së revistës "Studime Filologjike" të Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë
  • Anëtar i Redaksisë së revistës "Sfidë" të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja
  • Anëtar i Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës (1996-1999) dhe anëtar i Këshillit drejtues të Fakultetit të Historisë e të Filologjisë (1996-2007)
  • Anëtar i Redaksisë së Revistës "Fryma e Filozofisë " - Graz (Austri), themeluar dhe drejtuar nga Kristë Shtufi
  • Anëtar i Rrethit Gjuhësor Ndërkombëtar "Amici Linguarum" me qendër në Gotteborg, Suedi

Veprimtari Shkencore dhe Botime

Redakto

Ka veprimtari shumë të gjerë shkencore dhe botuese, që shkon në disa qindra tituj studimesh, kumtesash dhe artikujsh shkencorë të botuar kryesisht në:

  • "Studime Filologjike", ku ai ka filluar të botojë qysh nga viti 1967;
  • "Gjuha jonë", "Kultura Popullore" dhe në vëllimet e serisë "Dialektologjia Shqiptare" (qysh nga viti 1971 deri më 1989) , si dhe në Aktet e shumë kongreseve shkencore ndërkombëtare, si:
  • "Konferenca II e Studimeve Albanologjike"(Vëll. III, 1969),
  • "Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe" (Vëll. III, 1973),
  • "Konferenca Kombëtare e Studimeve Etnografike" (Tiranë, 1977),
  • "Konferenca e Studimeve të Folklorit", (Tiranë, 1979).
  • "Seminari XVII për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare" (Tiranë,1995),
  • "Seminari XVIII për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare" (Tiranë, 1996);
  • "Seminari XXIII për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare" (Prishtinë,2005);
  • "Seminari I për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare" (Tetovë, 2007);
  • Aktet e Kongreseve shkencore të organizuara nga Universitetet e Palermos (1989, 1992, 1995), Salernos (1992, 1993), Kozencës (1992,1994, 1995, 1997), Barit (1998),Termolit (2008) etj.
  • International Journal of the Sociology of Language, 178, General Editor JOSHUA FISHMAN; 2006

Tekste per shkollen e larte dhe monografi

Redakto
  • "Kultura e gjuhës në skenë dhe në ekran", Shtëpia Botuese e Librit Shkollor,Tiranë, 1988.(298 f.)
  • "Sociolinguistika", Shtëpia Botuese e Librit Universitar, Tiranë, 1996 dhe ribotim me shtesa e plotësime, Shtëpia Botuese e Librit Universitar, Tiranë, 1999, 2003, Botimet "Toena" (352 f.)
  • "Dialektologjia", (bashkë me prof. Jorgji Gjinarin), Shtëpia Botuese e Librit Universitar, Tiranë, 1997 (dhe ribotime: 2000, 2003)
  • "Gjuha shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë atdheut" (bashkë me prof. Enver Hysa), TOENA, 1997 (ribotim Tiranë, 2001)
  • "Ta duam dhe ta mbrojmë gjuhën tonë të bukur", Shtëpia Botuese e Librit Universitar, Tiranë, 1998.(153 f.)
  • “Hyrje në metodikën e punës shkencore”( autor i parë, bashkautor me: N. Kazazi, Y. Çiraku), SHBLU,Tiranë, 2004.(160 f.)
  • “Etnografi e të folurit të shqipes”, SHBLU, Tiranë, 2004.(277 f.)
  • “Kahe dhe dukuri të kulturës së gjuhës shqipe”, Kristalina-K-H”, Tiranë, 2003.
  • “Kultura e gjuhës”, SHBLU, Tiranë, 2006 (305 f.)
  • “Ligjërimet arbëreshe”(“Gjuha e bukës” dhe “gjuha e zemrës”,Shqyrtime dialektologjike dhe sociolinguistike në ngulimet arbëreshe të Italisë), Tiranë, 2006.(292 f.)
  • “Kundrime gjuhësore” (Sociolinguistikë, Etnografi e të folurit, Kulturë gjuhe), “Pegi”, Tiranë, 2007.(229f.)
  • “Anketimi dhe ekspeditat gjuhësore” (Udhëzues metodik dhe pyetësor), bashkë me prof. dr. Ali Jasharin, Korçë,2007
  • “Si të shkruajmë shqip”, Toena, 2008

Studime Dialektologjike

Redakto
  • E folmja e Kastratit, në "Studime filologjike", 1967, nr. 2 dhe 3.[1]
  • E folmja e Hotit, në "D. Sh.", 1971, vëll. II.[1]
  • Vëzhgime rreth të folmes së malësorëve të Bregut të Matës, në "St. fil", 1972, nr. 2.[1]
  • E folmja e Kelmendit, në "D. Sh", 1975, vëll. III.[1]
  • E folmja e Rranxave të Mbishkodrës, në "D. Sh", 1982, vëll. IV.[1]
  • E folmja e qytetit të Lezhës, pjesë të monografisë janë botuar në "St. fil", 1981 dhe 1984.[1]
  • Shënime për të folmen arbëreshe të Shën-Marcanos, në "St. fil", 1979, nr. 4.[1]
  • Shënime për të folmen arbëreshe të Mrçeduzës, në "Studime për nder të A. Xhuvanit", Tiranë, 1986.[1]
  • Sistemi foljor i të folmeve arbëreshe të krahinës së Kozencës, në "St. fil", 1975, nr. 2 [1]
  • T' i përdorim drejt përemrat pronorë, në "Gjuha jonë", 1981, nr. 1.[1]
  • Dialekti dhe norma në trajtat foljore të mbipërbëra, në "Gjuha jonë", 1984, nr. 2.[1]
  • Të shtojmë kujdesin për gjuhën e skenës, në "Gjuha jonë", 1984, nr. 1.[1]
  • Këngë popullore të arbëreshëve të Italisë, në "St. fil", 1979, nr. 2.[1]
  • Emrat e kafshëve sipas ngjyrës, në "St. fil", 1971, f. 95-100.[1]
  • Rreth ndryshimeve në gjuhën e fshatit të sotëm të Veriut, në "St. fil",1969, nr. 4.[1]
  • Një vështrim mbi përdorimin e pasthirrmave dhe të pjesëzave thirrëse në të folmet e Malësisë së Madhe, në "St. fil", 1975, nr. 2 [1]
  • Zbunimi si shkak i lindjes së trajtave të dyta të emrave vetiakë, në "St. fil", 1977, nr. 2.[1]
  • Arritje të studiuesve arbëreshë në fushën e shqipes, në "Gjuha jonë", 1981, nr. 1.[1]
  • L'influenza dell' italiano sulle parlate albanesi d' Italia, in "I dialetti Italo-albanesi, a cura di F. Altimari e L. Savoia, Bulzoni Editore, 1984. pp.219.[1]
  • Disa vërejtje rreth gjuhës së Naim Frashërit, në "St. fil",1973, nr. 3.[1]
  • Arbërishtja e Italisë si gjuhë shkrimi, në "Gjuha jonë", 1986, nr. 2.[1]
  • Dy dorëshkrime të Andrea Darës, në "St. fil", 1988, nr. 1.[1]
  • F. A. Santori, Satirat (transliteruar dhe pajisur me shënime nga Karmell Kandreva e Gj. shkurtaj), në "St. fil", 1982, nr. 2.[1]
  • Nga gjeografia gjuhësore tek dialektologjia urbane, në "Studime Albanologjike", !996, nr. 1, f. 91-101.[1]

Libra per gjuhen shqipe ne shkollat e mesme

Redakto
  • “Gjuha shqipe, 1, SHBLSH, 2003 (bashkautor me E. Hysa, Xh. Lloshi, I. Metani, M. Gjokutaj).
  • “Letërsia dhe Gjuha shqipe, 1, SHBLSH, 2004 (bashkautor me E. Hysa, I. Metani,T. Çobani,Dh. Shehri,K.Gjika).

Libra shkencore per publikun e gjere

Redakto
  • "Shpirti i Arbërit rron", Shënime dhe të dhëna për arbëreshët e Italisë, Shtëpia botuese "8nëntori", Tiranë, 1984.
  • "Shpirti i Arbërit rron", vëllim me vjersha nga K. Kandreva, (Zgjedhur, pajisur me shënime dhe redaktuar nga Gj. shkurtaj), Shtëpia Botuese "N. Frashëri", Tiranë, 1975.
  • "Lule shkëmbi" vëllim me vjersha nga Ll. Perrone, (Zgjedhur, pajisur me shënime dhe redaktuar nga Gj. shkurtaj), Shtëpia Botuese "N. Frashëri", Tiranë, 1984.
  • "Për ty arbëresh", vëllim me vjersha nga A. Giordano (Zgjedhur, pajisur me shënime dhe redaktuar nga Gj. shkurtaj), Shtëpia Botuese "Afërdita", Tiranë, 1996.
  • "Satira" nga F. A. Santori (Përgatitur nga Karmell Kandreva e Gjovalin shkurtaj), "Dituria", Tiranë, 1998.
  • “Kadareja dhe fjala shqipe” (bashkë me Tefik Çaushin), Tiranë, 2004.

Mirënjohje

Redakto
  • Doktor i shkencave filologjike - 1982
  • Profesor - 1995

Referimet

Redakto
  • ^ a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y [1] Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name "GC" defined multiple times with different content
  • https://web.archive.org/web/20110531152613/http://www.akad.edu.al/index.php?option=com_content&view=article&id=52&Itemid=89

    Lidhje të jashtme

    Redakto
    • [2] Gjovalin shkurtaj ne Facebook
    • [3] Grupi Gjuha Shqipe ne Facebook
    • [4] Arkivuar 28 tetor 2019 tek Wayback Machine Ceshtja Shpirti i Arbrit Rron ne Facebook