Gjuha sms është një ndër format më të reja të komunikimit ndërnjerzorë.

Gjuha sms është një pasqyrim i gjuhës së shkruar dhe gjendjes momentale të bashkëbiseduesve. Për komunikim ndërmjet tyre në këtë formë biseduesit janë të paisur me aparatura të ndryshe që zakonisht bëjnë përçimin e sinjaleve elektrike. Nëpërmjet këtyre aparateve biseduesi përcjellë shkronja të kombinuara sipas gjendjes momentale mendore. Zakonisht për këtë qëllim përdorin shkronja apo vargun fillestarë të fjalëve nga gjuha e shkruar standarde, të radhitura ashtu që në fund lajmi vetëm si i tillë dhe brenda kohës së caktuar ka kuptim.

Kjo formë e shkruar e komunikimit është përhapur po thuaj në të gjitha anët e botës me depërtimin e telefonëve patela përçues. Pëderi sa një pjesë e pedagogëve dhe gjuhëtarëve në këtë formë të komunikimit shohin rrezikun e paraqitjes së pengesave në zhvillimin normal të të rinjve, pjesa tjetër e preferon në atë masë sa që e krahasojnë edhe me ndikimin e matematikës në trurin e njeriut. Si do që të jetë, grupi i fundit, edhe pse të vetëdijshëm që iniciativa është komerciale dhe përfitime më të shumta i kanë kompanitë telefonike, në këtë formë të komunikimit nuk shohin pengesa por përkundrazi pasuri e formave të komunikimit e cila duhet të kultivohet pa u lënë anash përvetësimi të shkruarit të gjuhës standarde. Si duket shkaku i vërtetë i "rezistencës" së pedagogëve është më shumë tek barra e informatave për të rinjët se sa tekë forma e komunikimit.

Përderisa disa pedagogë dhe gjuhëtarët në vende të ndryshme të botës kanë fillua që të merren me këtë formë të komunikimit dhe hulumtimit të mundësive për të krijuar një standardizim, "shqipja e smsit" siç përdoret nga përdoruesit e saj është plotësisht e lirë në duart e përdorësve dhe ekspertëve të kompanive. Si duket kjo formë e komunikimit "i ka zënë në gjumë" albanologët.