Gjykimet publike
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Gjykimet publike janë gjykime në të cilat kushdo ka të drejtë të jetë i pranishëm dhe të vëzhgojë gjyqet. Vendimet shpallen publikisht.[1]
Një element tjetër thelbësor i të drejtës për një gjykim të drejtë është zhvillimi i seancave gjyqësore publike. Kjo do të thotë që me përjashtim të rasteve të veçanta të përcaktuar me ligj, ku seancat mund të bëhen me dyer të mbyllura (publiku nuk mund të jetë i pranishëm), çdo individ ka të drejtë të jetë i pranishëm dhe të ndjekë gjyqet. E drejta e gjykimit publik është thelbësore për të siguruar paanësinë dhe pavarësinë e proçesit gjyqësor, si dhe një mjet për të mbrojtur besimin e publikut tek sistemi gjyqësor. Me qëllim që e drejta për një gjykim publik të jetë efektive dhe praktike duhet që publiku të informohet në lidhje me oraret e seancave si dhe ndryshimet që ato mund të pësojnë. Në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda kjo bëhet duke afishuar në tabelat (në hyrje të ndërtesës së gjykatës) si dhe në faqen e internetit të Gjykatës listat javore të gjyqeve.
E drejta për gjykim të drejtë kërkon gjithashtu që vendimi i gjykatës të shpallet publikisht. Kjo mund të bëhet si duke publikuar vendimet në faqen e internetit (siç bëhet në Gjykatën e Rrethit Tiranë, Fier, Shkodër, Vlorë, Kavajë etj., e tani së fundi edhe në Gjykatën për Krime të Rënda), ashtu edhe duke i lexuar vendimet me zë të lartë në seancë. Në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, në përfundim të çështjes gjyqësore kryesuesi i seancës lexon vendimin me zë.
Gjykimi me dyer të mbyllura Gjykata mund të vendosë që shqyrtimi gjyqësor ose disa veprime të tij të zhvillohen me dyer të mbyllura në rastet kur:
- publiciteti mund të dëmtojë moralin shoqëror;
- me kërkesë të organit kompetent, kur mund të dëmtohet përhapja e të dhënave që duhet të mbahen sekret në interes të shtetit;
- kur nga ana e publikut ka shfaqje që prishin zhvillimin e rregullt të seancës;
- kur është e nevojshme të mbrohet siguria e dëshmitarëve ose e të pandehurve (shih më poshtë);
- kur gjykohet e nevojshme në pyetjen e të miturve.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda mund të vendosë që të zhvillojë seanca me dyer të mbyllura kur gjykata e çmon të domosdoshme për çështjen që gjykohet ose për procedime të tjera, në interes të sigurimit kombëtar, rendit publik, të drejtësisë dhe të mbrojtjes së pjesëmarrësve në proces.
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Burimi i të dhënave
Redakto- ^ Gjykimet publike; Amëza: gjkr.gjykata.info Arkivuar 12 gusht 2007 tek Wayback Machine, qershor 2007