E lindur më 14.02.1961 në Pejë, Syla ishte deputete e Kuvendit të Kosovës nga Grupi Parlamentar i AAK-së në periudhën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 Shkurt, 2008. Është e diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë. Ka qenë mjeke vullnetare në UÇK. Ushtroi funksionin e Sekretares së Përgjithshme të AAK dhe Shefes së Kabinetit të Kryetarit të AAK-së. Përveç gjuhës së saj amtare, Syla flet dhe gjuhën angleze dhe serbe-kroate.