Godulla e Karavastasë shtrihet ndërmjet grykëderdhjeve të Semanit dhe të Shkumbinit, në perëndim të lagunës së Karavastasë, midis saj e detit Adriatik. Është një lagunë e vogël në formim e sipër, në trajtë pothuajse vezake, me sipërfaqe 8.5 ha. Godulla e Karavastasë ka filluar të formohet në dhjetëvjeçarin e parë të shek.XX (pasi kishte marrë formë të plotë laguna e Karavastasë) nga dy shigjeta bregdetare të krijuara nga grumbullimi i vazhdueshëm i lëndëve të ngurta të Semanit dhe Shkumbinit.[1]

Referime

Redakto
  1. ^ Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë; Fjalori enciklopedik shqiptar (1985). Fjalor enciklopedik shqiptar. Akademia e Shkencave e RPSSH. fq. 592. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)