Stampa:Fshat në Shqipëri Golemi është një fshatkomunën Picarrrethin e GjirokastrësShqipërisë.

Golemi bën pjesë në krahinën e Kurveleshit dhe shtrihet në pjesën jugperëndimore te saj. Është fshati me i largët dhe me në lartësi i rrethit të Gjirokastrës. Lartësia prej 1100 m mbi nivelin e detit e bën edhe më të lartin në Kurvelesh.

Golëmi kufizohet me 6 fshatra të 4 rretheve : nga Jugu e juglindja përkatësisht me Zhulatin dhe Kolonjen e rrethit Gjirokastër ; nga veriu me Progonatin dhe Gusmarin e rrethit Tepelenë ; nga perëndimi me Kuçin e rrethit Vlore dhe nga jugperëndimi me Fterren e rrethit Sarandë.

Është i vendosur nga një fushë të vogël, i rrethuar me një kurore malesh të lartë. Vargu i maleve ndahet me dy gryka të thella, plot me përrenj e gremina. Terreni rrethues tepër i thyer, midis malesh, në këmbët e të cilëve shtrihet fusha plot gjelbërim, i japin natyrës kontraste tërheqëse dhe fshatit i japin një pamje piktoreske. Përballe fshatit, midis dy grykave të thella, asaj të Rehoves e të Kaparjelit, qëndron si kala madhështore mali i Pusit (1564 m). Fshati rrethohet nga vargmali që fillon nga maja e Mollës (1413 m), Shkalla (1266 m), Konxhama (1277 m), mali i Haurit (1433 m), mali i Thatë (1568 m), Zagjeci (1592 rn), Grava (1575 m), Mali i Bucielit (1420 m). Me një thellesi janë mali i Gjeshnikoshit, (1478 m), mali Ishrit (1515 m). Shtrirja territoriale arrin 59 km². Golemi shtrihet në forme gjysme hëne që nga rrëza e Shullerit të Kalbaqit, në Korregje e gjer në Dukezi.

Shtëpitë janë vendosur relativisht afër dhe gati një mbi një, duke filluar nga lartesite afër Qafes Furrit e duke zbritur gradualisht deri në Lemenjes. Kjo vendosje i jep bukuri të veçante dhe krijon mundësinë për ta parë fshatin krejtësisht nga çdo pozicion. Vreshtat në krye të tij dhe pemët frutore pranë çdo shtëpie, gjelbërimi e "qëndisja" e koshtrave i japin fshatit një pamje shumë të bukur e tërheqëse.

Në juglindje te fshatit shtrihen arat si Qoshet, Dedemengia, Rreza e Seres, Plihrat, Melleza, Pacomiti, Dardha, Lerat, që shërbejnë për toka bukë dhe përbejnë "Myzeqene e thate" të tij. Në Shune të Kalbaqit vite më parë ishte penja gjigante e historike (tani s'ekziston) ku merxenin bravaret. Konsiderohej vend i shenjte, ndaj nuk pritej apo dëmtohej. Poshtë saj, në përrua, është burimi i mirënjohur e shekunor i Kalbaqit, i shquar për ujin e tij, edhe pse i paket, aq shumë i ftohtë dhe i shëndetshëm. Prej tij është furnizuar fshati me ujë të pijshëm. Pas tij vijnë edhe burimet e tjera të mirë si i Rehoves, i Vezhishtit, i Mones, Mretes, Leksunes etj.

Rreth një km në JL të fshatit ndodhet përroi i Vezhishtit. Dy faqet e tij thikë, shtrati i ngushtë, thenesia 300–400 m, buzat dhe radhonjtë e shkëmbinjve të faqeve anësore i japin '11je bukuri të veçante. Burimet e shumta, njëri pas tjetrit, formojnë lumin e Vezhishtit, që sa vjen e shtohet. Jeta e golemasve ka qenë e lidhur ngushtë me Vezhishtin. Shumë ngjarje e kujtime mbart ai vend. Aty u strehuan në kohëra lufte. Aty, për se shumti, vranë frikën. Dimrit, herë këmba-doras e herë lidhur me terguz për një krah gjethe për bagetinë, për një krah dru apo për të nxjerre nga ato buza ndonjë dhi të mbetur ke gjëmonte sa nga zilet e këmborët e gjese së gjallë e zbriste për të pirë ujë e për të kaluar vapën, aq edh e nga gjallëria e njerëzve, që kush mbushtë bucelat e matarate me ujë për në shtëpi, kush lante teshat, apo. Fëmijët, që laheshin në pellgjet e bëra ρosacerisht.

Në Vezhisht është ndërtuar edhe stacioni i pompave t : e fshatit me ujë të pijshëm. Malet e larte dhe kodrat, të mbuluara me baI kanë sherbyer teresisht per kullota verore për ba Gjatë dimrit ato mbulohen me borë për 4-5 muaj. Ε trashësia e borës, hera-herës, arrin mbi 1,5 m dhe muaj. Νë përrenj të thellë të maleve mund të gjesh borë edhe në muajt maj-qershor. Vendosja në lartësi, por relativisht jo shumë larg bregdetit (15 km) bëjnë që Golëmi të ketë klime mesdhetare malore. Për cilido të ardhur, Golemi, si një mjek i përsosur, të bën si pa e kuptuar shërbimet profilaktike. Ditët e para ndjen dhimbe që vendasit të thonë "të kthen ujët". Por në ditën e tretë e në vazhdim si me magji të hiqet çdo dhimbje. S'ke me asnjë shqitësin Mushkrite të mbushen me sa që se ndien farë frymëmarrjen, i sëmure të jesh aty gjen shërim. Gjate dimrit bie borë dhe bën ftohet, por siç thuhet, ai s'është "i hidhur".

Klima[redakto | redakto tekstin burimor] Redakto

Vera është e freske, rrallë herë e nxehtë, por në përgjithësi e thatë. Rreshjetjc të rralla e të pakta. Dy përrenjtë, ai i Vezhishtit dhe përroi i Thate thelle (rreth 400 m i thelle e 3 km i gjatë), bashkohen në bisht të prrallit me kreun e grykës së Kaparjelit, e cila ka një thellësi 800–1200 m dhe gjatësi 5 km dhe përfundon në Zhulat. Νë të dy faqet e saj ka gremina të mëdha e të rrezikshme, si dhe guva e shpella. Shtrati i grykës është i ngushtë, nëpër të cilin kalon lumi i Vezhishtit dhe i mbushur me gurë të mëdhenj. Νë të dy anët ngrihen si mure kalash shpatet e maleve. Νë mesin e grykës, mbështetur në rreze të faqës perëndimore të malit të Pusit, në një terren tepër të thyereshte ventlosur fshati Kaparjeli. Aty bashkohen me lumin e Vezhishtit edhe rrjedhjet e përrenjve të Grihave e të Pilatit.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor] Redakto

Pavarësia[redakto | redakto tekstin burimor] Redakto

Lufta për trojet 1913-1914[redakto | redakto tekstin burimor] Redakto

Me marrjen e Kolonjës dhe të Picarit, grekët filluan përparimet e tyre në thellësi të Kurveleshit dhe mbas disa ditëve pushtuan Golemin. Fshati kishte mbetur i shkretë dhe nuk ndodhej asgjë, atij i kishte rënë hija e zymtë dhe priste nga çasti në çast të bëhej shkrumb e hi. Fshatarët të tmerruar nga masakrat e grekëve ikën për në Vlorë me ç’kishin veshur. Krimet, masakrat, plaçkitjet që bënë grekët gjatë viteve 1913-1914 kanë mbetur si kujtim i keq në mendjen e jo vetëm të atyre që i jetuan këto ngjarje në fshat, por edhe të pasardhësve të tyre. Shpërnguljet dhe djegia e fshatrave të Kurveleshit janë përjetësuar në shumë këngë :

“Të hiqet Kurveleshi
Të bëhet refugjat
Se perëndia kështu deshi
Se kështu deshi perëndia
Të shkretohet Labëria.”

Në këto vargje rapsodët popullorë kanë paraqitur në ngjyra realiste gjendjen e mjeruar, shpërnguljen e Kurveleshit dhe masakrat çnjerëzore të grekëve, që përdorën ndaj grave e të miturve.

Humbjet e Golemit në këto luftime...

I gjithë fshati u dogj mbi 200 e ca shtëpi, nuk mbeti kasolle në këmbë, me përjashtim të haurit të Mato Bizhgës. Të gjitha pemët e fshatit u prenë, u grabit e tërë pasuria, rreth 30 mijë kokë dele, vetëm djemtë e Hysne Skamjes shpëtuan nga grabitjet e grekëve 5 mijë dhi dhe mbi 2 mijë kuaj, lopë e qe. Të vrarë në përpjekjet luftarake, të masakruar dhe të internuar nga grekët gjithsej 12 vetë.

  1. Velo Stroka në Cepo
  2. Hodo Godua në Cepo
  3. Elmaz Jace Gorica, Golem
  4. Teme Goxhaj
  5. Qerim Baze Hamzaj në Borsh
  6. Azem Nikolli (u vra në 1914 duke ardhur nga Delvina me bagëti)
  7. Bino Manaj

Të masakruar dhe të vrare

  1. Vait Bizhga-masakruar dhe vrarë me bajonetë
  2. Riza Godua
  3. Laze Godua
  4. Belul Riza Godua
  5. Zuho Riza Godua

Rizai dhe Laze vëllezër kurse Beluli dhe Zuhua bijtë e Rizait që të katër u therën nga grekët.

Të plagosur

  1. Kaman Shahini
  2. Qamil Cakua
  3. Kapo Baze Lamaj
  4. Sarac Stamo
  5. Nexhi Lika
  6. Skëndo Bello
  7. Rrahim Sulo
  8. Bejko Nikolli
  9. Mero Demo (vdiq si rezultat i plagosjes)
  10. Shero Asllani (grua)
  11. Rakup Isufaj (vdiq më vonë si rezultat i plagosjes)

Të internuar në Greqi

Shaqir Korkuti
Basho Lahaj
Dervish Velikaj

Në shtëpinë e Kokë, në fshatin Golem u vendos spitali. Aty mjekoheshin të plagosurit që vinin nga vijat e luftës. Mjekët austriakë përkujdeseshin për te plagosurit.

Masakrat, vrasjet dhe grabitjet që bënë grekët kanë mbetur si kujtim i hidhur, të cilat, janë të gjalla edhe sot dhe kanë hyrë në shprehjet shqiptare të mallkimit si p. sh. “greku i katërmbëdhjetë”, “të zëntë Junani”, etj.

Referime[redakto | redakto tekstin burimor] Redakto

Literature[redakto | redakto tekstin burimor] Redakto

Resul Bedo “Qëndresa e çetave të Golemit, Nivicës e Kolonjës kundër grekëve ” tek www.AlbaniaSite.Net - Një Gjuhë, Një Komb / One Language, One Nation

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor] Redakto

Fterra

Kategoritë

Shih edhe Redakto