Grabitja e Thesarit të Krrabës
Grabitja e Thesarit të Krrabës ishte vjedhja e Thesarit të Shtetit Shqiptar më 14 prill 1997, në tunelet e shtetit shqiptar, në fshatin Krrabë të Elbasanit.
Ngjarja
RedaktoVjedhja ndodhi gjatë marsit dhe prillit 1997. Sipas policisë vjedhja u krye nga banorë të Krrabës. Në mungesë të autoritetit të shtetit, ata kanë shpërthyer portat e tunelit dhe e kanë kryer vjedhjen në disa ditë. Vjedhja e thesarit u konstatua vetëm në shtator të vitit 1998. Menjëherë filluan arrestimet dhe 5 persona nga Krraba u dënuan për vjedhjen. Pjesa e mbetur e arit u transportua në Tiranë. Roja i tunelit, Blerim Haka bashkëpunoi me hajdutët. Në proçesin e hetimit u morën në pyetje edhe ushtarakë. Në vitin 2008 u zbuluan 367 kg ar nga thesari i Krrabës me vlerë 2.7 milionë euro nga Policia e Shtetit duke i rihapur rrugë hetimeve. Siç deklaruan të arrestuarit ari i përkiste Thesarit të Shtetit, por ata e kishin në Tiranë. Kjo sasi floriri kishte ardhur nga jashtë. Siç duket ari në fillim është transportuar jashtë. Njëri nga të dënuarit pretendon se ari u grabit në dhjetor të vitit 1999.
Të dënuarit
Redakto- Arian Bishqemi: 7 vjet (ka mbaruar dënimin)
- Blerim Haka: 3 vjet (ka mbaruar dënimin)
- Pellumb Dalti: 6 vjet (ka mbaruar dënimin)
- Enver Hyka: 8 vjet (ka mbaruar dënimin)
- Ahmet Hyken: 4 vjet (ka mbaruar dënimin)
- Genci Lamçe (I dënuar në 2008)
- Astrit Lamçe (I dënuar në 2008)
Referime
Redakto- Kapen 200 kg flori dhe ari i 97[lidhje e vdekur]
- Rihetime per vjedhjen e arit te Krrabes Arkivuar 29 tetor 2019 tek Wayback Machine
- Arin e Krrabes e bleme ne Tirane Arkivuar 29 tetor 2019 tek Wayback Machine
- Vjedhja e thesarit ne tunelet e Krrabes Arkivuar 29 tetor 2019 tek Wayback Machine
- Thesari i Krrabes