Grabitja e Thesarit të Veriut

This is the stable version, checked on 19 shtator 2019. 1 pending change awaits review.

Grabitja e Thesarit të Veriut ishte vjedhja me dhunë nga godina e Thesarit të Shtetit në Shkodër në mars 1997. Sasia e grabitur e parave ishte afërsisht 6 milionë dollarë amerikanë. Ngjarja cilësohet si Grabitja më e madhe në Ballkan dhe një ndër më të mëdhatë në Botë (Grabitja më e madhe në botë ndodhi në Brazil ku u vodhën 18 milionë dollarë amerikanë nga një bankë.

Ngjarja

Redakto

Ngjarja ndodhi në mars të vitit 1997 në qytetin e Shkodrës kur një grup prej 6 personash sulmoi me antitank godinën e fortifikuar të Thesarit të Shtetit që gjendej në qendër të qytetit. Sasia totale e parave që gjendej brenda godinës ishte 8 milionë USD, por grabitësit arritën të marrin 6 milionë. Dy milionë të tjerë, prerje 200 lekëshe ata nuk "denjuan" t'i marrin. Grabitësve duket se u kanë mbushur syrin prerjet e kartëmonedhave 500 dhe 1000 lekëshe, që në total ishin 6 milione USD. Në vendngjarje mbërriten forcat e pakta policore, që morën nën kontroll thesarin e mbetur. Gjashtë grabitësit janë parë nga disa dëshmitarë të largohen në periferi të Shkodrës, ku realizuan edhe ndarjen e parave në mënyre të barabartë, pra nga një milion USD për çdokënd prej tyre.

Hetimet

Redakto

Pas grabitjes, prokuroria e Shkodrës filloi hetimin, së bashku me policinë. Grupi hetimor, sipas ministrisë së Rendit, përbehej nga një numër i kufizuar prokurorësh. Pas më shumë se një viti hetimesh, në pranveren e vitit 1998, prokuroria mbyll dosjen dhe ia delegoi policisë për hetime të mëtejshme. Gjithçka nga dikasteri i Rendit është zhvilluar më pas në menyren "top secret", madje përmasat e supervjedhjes nuk u bënë publike asnjëherë. Hetimet, sipas burimeve, konsistojnë veç të tjerash edhe në faktin se në ç'fusha janë investuar paratë e grabitura nga Thesari i Veriut. Autorët e ngjarjes nuk dihen.

Referime

Redakto