Grabus ose Grabos I (sundoi rr. 437 – 423 BC) ka qene nje mbret ilir i dinastisë taulantëve. Nuk duhet ngaterruar me te birin e Bardhyli me emrin Grabos.

Mbreti Grabus
Mbretërimi: 437 p.e.s. - 423 p.e.s.
Pasues: Sirra (ndoshta)

Dinastia: Dinastia e enkelejëve dhe taulantëve


Biografia

Redakto

Grabusi kishte një rol vendimtar në luften civile te Durrësit që u zhvillua mes viteve 436 - 433 p.e.s. dhe që konsiderohet se filloi Luftën e Peleponezit.[1] Ai u bë një aleat i Athinas në te njëjtën kohe kundër Korintit.[2] Konflikti ekzistues zhvillohej ndërmjet demokratëve dhe aristokratëve e që janë ndihmuar edhe nga Grabus. Ato ishin të projektuara në një spektër më të gjerë të kontradiktave në botën greke, në një mënyrë që pasqyronte interesat ekonomike më tepër se parimet politike.

Mbretëria ilire nën udhëheqjen e dinastia e taulantëve nën udhëheqjen e Grabus ishte e përqëndruar në fushën e Myzeqes, në qendër të Shqipërisë jo larg Durrësit. Asokohe Durrësi qeverisej nga një oligarki e ngushtë ose aristokratë që emëronin një magjistrat në pushtet; tregtarët dhe zejtarët u përjashtuan nga pushteti, derisa grindjet e brendshme krijuan një qeveri më demokratike. Në vitin 437 para Krishtit, aristokratët u dëbuan nga demokratët dhe u strehuan në Mbretërinë ilire të Grabusit, duke kërkuar ndihmën e tij. Nga frika e reagimeve të ilirëve, Durrësi fillimisht iu drejtua për ndihmë Korcyra e cila refuzoi dhe më pas kërkoi ndihmën e Korinthit e cila pranoi. Aristokratët e dëbuar dhe Grabus gjetën mbështetje në Korcyra demokratike dhe Grabus u bë një aleate e Athinës gjatë asaj kohe kur ajo ishte aktive në zonë.[3] Në vitin 435 p.e.s, flota e Korintit u nis për në Korcyra dhe Durrës, por në vitin 433 p.e.s. ajo u shkatërrua nga flota korkyriane në Beteja e Subotës afër Actium of Anactorium.[4] Ndërkohë, pjesa tjetër e flotës korcyriane çau rrethimin e Durrësit, të cilin Grabus e kishte sulmuar dhe i ktheu aristokratët në qytet.[5] Dorëzimi i demokratëve i mundësoi Grabusit të kishte kontroll të fuqishëm ekonomik të qytetit.

Aleanca që Grabusi bëri me Korkyrën forcoi pozicionin e Mbretërisë ilire prandaj edhe filloi të përfshihej aktivisht në punët e kolonive greke në Iliri dhe të fqinjëve të saj, veçanërisht në atë të Republikës së Maqedonisë.

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ James Augustus St. John, The History of the Manners and Customs of Ancient Greece, 1842 Volume 3, page 275 (reprint 2003, ISBN 1-4021-5441-0)
  2. ^ The Cambridge ancient history: The fourth century B.C. Volume 6 of The Cambridge ancient history, Iorwerth Eiddon Stephen Edwards, ISBN 0-521-85073-8, 9780521850735 Authors D. M. Lewis, John Boardman Editors D. M. Lewis, John Boardman Edition 2, illustrated, revised Publisher Cambridge University Press, 1994 ISBN 0-521-23348-8, 9780521233484 Length 1097 pages p. 438
  3. ^ Alexander Stipceviq, Illyrians - History-Culture-Life and Cult symbols - pg.47
  4. ^ Thucydides, History of the Peloponnesian War
  5. ^ The Illyrians to the Albanians - Neritan Ceka - pg.55