Gradacioni (shkallëzimi) - Gradacion vjen nga gjuha latine gradatio - shkallëzim.

Është renditja e fjalëve a sinonimesh (se paku tri), që e japin një mendim,veprim ose një peizazh, duke e ngadalësuar ose duke e forcuar, në zbritje apo në ngjitje.

Shembull gradacioni zbritës :

Valimi i anijes së lehte
Qetohet, ndalohet, mbaron...
(Lasgush Poradeci - Gjeniu i anijes)

Në këtë shembull gradacioni (shkallëzimi) jepet me ane të foljeve qetohet, ndalohet, mbaron duke filluar nga fjala me e forte drejt se butes.