Grafiku pite paraqet shpërndarjen e rasteve të të dhënave në formë të rrethit. Madhësia relative e secilës cope të rrethit është e barabartë me vlerën (përqindjen ose vlerën numerike) e rasteve në kuadër të kategorisë së përfaqësuar nga ajo copë. Ky grafik paraqet në mënyre vizuale një raport të çdo pjese të të dhënave me totalin e të dhënave të paraqitur në të.

Grafik ekonomik - grafiku përshkrues pite

Grafiku pite zakonisht përdoret kur kemi të bëjmë me numër të caktuar të të dhënave ose të grupeve të të dhënave.

Grafiket pite mund të jenë :

  • Grafik përshkrues pite - që përdoret si një qark i paraqitjes së të dhënave tekstuale që në vete paraqesin një ciklus të caktuar.
  • Grafik statistikë pite - që përdoret për të paraqitur të dhëna numerike të cilat shprehin një tërësi të të dhënave më një ose disa elemente të përbashkëta.

Shih edhe

Redakto