Grigor Banushi ka lindur në Tiranë më 1948. Pas diplomimit në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës, dega Gjuhë dhe Letërsi, ka punuar si mësues në rrethin e Pukës. Më pas, deri në vitin 2013, ka qenë gazetar në Radio Tirana. Në vitin 1997 është botuar romani i tij i parë, me titull "Vdekja e Narcisit", i ndjekur nga romani "Fytyra e Djallit" (2009). Ndërsa "Mëria e zanave" është romani i tretë i autorit, një kombinim i trillerit, realitetit dhe legjendës. Grigor Banushi është gjithashtu bashkautor i radionovelës “Rruga me pisha”, transmetuar në Radio Tirana nga viti 1999 deri më 2007.

Botime

Redakto
  • Vdekja e Narcisit, roman - 1997
  • Fytyra e djallit, roman - 2009
  • Mëria e zanave, roman - 2015
  • Simfonia e pambaruar, roman - 2017
  • Aromat e vjeshtës, roman - 2018