Gropa e Panairit
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Gropa e Panairit ndodhet afër fshatit Radomirë, 2115 m mbi nivelin e detit. Përbën një cirk të madh kompleks akullnajor të formuar në rreshpe. Është i gjatë 800 metra, i gjerë deri në 230 m. Ka formën e një amfiteatri gjigand me fund të sheshtë e shpate të thepisura. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike) didaktike, ekologjike, turistike dhe kulturore. Vizitohet, duke marrë rrugën Peshkopi – Radomirë.