Gudar Beqiraj , Matematikan shqiptar. Ka lindur në 11 maj 1948 Durrës, Shqipëri.

Akademik Prof. Dr. Gudar Beqiraj, ka mbaruar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Matematikës. Është specializuar në Gjeostatistikë pranë Qendrës së Gjeostatistikës në Fontainbleau, Francë si dhe në metodat e informatikës së aplikuar në Gjeofizikë në Universitetin Paris VI, Francë. Në 1992 ka kryer punë shkencore pranë Universitetit “La Sapienza”, Romë, Itali. Në vitin 1994 merr titullin “Profesor”, dhënë nga Këshilli i Lartë i Atestimit të Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë. Në vitin 2003 i akoedohet titulli “Akademik”, dhënë nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Në 2012 është bërë anëtar i Akademisë Europiane të Shkencave dhe Arteve. U nda nga jeta në Tiranë në 11 maj 2020, në ditën e ditëlindjes së tij.

Edukimi

Redakto

1967-1971. Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Matematikës, Tiranë.

1982. Teza e Doktoraturës "Transformimi Fourier dhe Aplikimet e tij" Kualifikimet

1985-1986. Specializim në Gjeostatistikë pranë Qendrës së Gjeostatistikës, Fontainebleau, Francë.

1990. Specializim në metodat e informatikës së aplikuar në Gjeofizikë, Universiteti Paris VI, Francë.

1992. Punë shkencore me kontratë pranë Universitetit "La Sapienza", Romë, Itali.

1994. Titulli "Profesor", dhënë nga Këshilli i Lartë i Atestimit të Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë.

2003. Titulli "Akademik", dhënë nga Akademia e Shkencave.

Kontributi Shkencor

Redakto

1987. Pjesëmarrës në Kongresin e III Botëror të Gjeostatistikës, Avignon, Francë.

1988. Anëtar i Komisionit të Vlerësimit për tezat e doktoraturës në Fontainebleau, Francë.

1989. Pjesëmarrës në Simpoziumin Ndërkombëtar për zbatimin e metodave matematikore në Gjeologji-Miniera, Çekosllovaki.

1990. Pjesëmarrës në Simpoziumin CODATA, Leeds, UK.

1991. Pjesëmarrës në Simpoziumin Ndërkombëtar për zbatimin e metodave matematikore në Gjeologji-Miniera. Prezantimi i vlerësuar me medalje argjendi. Pribram, Çekosllovaki.

1994. Ekspert për vlerësimin e projekt-propozimeve në kuadrin e Programit COPERNICUS, Komisioni Europian, Bruksel.

2003-vazhdim. Drejtues në Projektet e Komisionit Europian, SEEREN, SEEREN2, ISOTEA, SEEFIRE, SEE-GRID, SEE-GRID2, SEE-GRID-SCI, ICT-ËEB-PROMS;

1994-1998. Iniciator i projektit informatik katërvjeçar për regjistrimin dhe përpunimin e të dhënave të kadastrës italiane.

2002-2007. Anëtar i Këshillit të Fakultetit të Ekonomisë - U.T.

2007. Anëtar i Komisionit të Kualifikimit Shkencor pranë Këshillit të Ministrave.

Detyrat Profesionale

Redakto

1971-1993. Punonjës shkecor pranë INIMA-s.

1993-1997. Drejtor i INIMA-s.

1996. Anëtar i KQZ-së

1997-1999. Zëvendësdrejtor i INIMA-s.

1999-2007. Rizgjedhur Drejtor i INIMA-s.

2007-vazhdim. Dekan i Fakultetit të Teknologjisë të Informacionit pranë UPT-s.

2008. Zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave

2017- Kryetar i Akademisë së Shkencave

Aktiviteti Pedagogjik

Redakto

37 vjet pedagog i matematikës dhe i informatikës në universitetet e Shqiperisë, si dhe pedagog për sportin e peshëngritjes në Akademinë e Sporteve në vitet 80-të.

Aktiviteti Sportiv

Redakto

1967-1974. Peshëngritës në ekipin "Studenti".

1975-1982. Arbitër kombëtar në peshëngritje.

1982. Arbitër i kategorisë së parë ndërkombëtare në peshëngritje.

1992-2000. President i Federatës Kombëtare të Peshëngritjes.

1996-2000. Zëvendëspresident i Komitetit Olimpik Kombëtar

1982-2003. Shefi i delegacioneve shqiptare në Lojërat Olimpike, Kampionatet Botërore, Lojërat Mesdhetare dhe Kampionatet Europiane e Ballkanike në Peshëngritje.

2001. Diplomë nga Presidenti i Komitetit Ndërkombetar Olimpik, Juan Antonio Samaranch, për kontributin e vyer si vullnetar për zhvillimin e sportit dhe Olimpizmit, si edhe për promovimin e miqësisë dhe solidaritetit ndërmjet popujve.

2007. Urdhëri Olimpik, dhënë nga Komiteti Olimpik Kombëtar.

Botimet

Redakto

Disa libra në fushën e informatikës dhe zbatimit të saj në gjeofizikë. Dhjetra artikuj shkencorë të botuar brenda dhe jashtë vendit. Dy libra për sportin e peshëngritjes si dhe shumë artikuj për sportin në buletine shkencore dhe gazeta sportive dhe josportive.