Gudrun Schyman
Gudrun Schyman (lindur më 9 qershor 1948) është një politikane suedeze. Ajo është aktualisht zëdhënëse e Nismës Feministe, një parti politike të cilën e bashkëthemeloi në 2005.
Gudrun Schyman | |
---|---|
Ajo shërbeu si drejtuese e Partisë së Majtë Suedeze nga 1993 deri në Janar 2003. Ajo qe anëtare e Partisë së Majtë deri në vitin 2004, kur u largua për t'iu përkushtuar plotësisht punës së saj si aktiviste e feminizmit pas një skandali mbi evazion fiskal. Ajo qe anëtare e pavarur në Riksdag deri në 2006. Schyman është bërë e njohur për ide që kanë ngjallur debat,të tilla si vendosja e një taksimi të veçantë për burrat.
Kryetare e Partisë së Majtë
RedaktoNë 1993, Schyman u zgjodh drejtuese e Partisë së Majtë.
Gjatë udhëheqjes së saj,partia e saj se dyfishoi numrin e deputetëve. Ajo fitoi popullaritet për çiltërsinë e saj: për shembull, ajo ishte e sinqertë në lidhje me luftën e saj me alkoolizmin dhe mbështeste një iniciativë për ta bërë Riksdagun një vend pune ku nuk lejohej alkooli. Gjatë periudhës së saj si presidente e partisë, partia adoptoi feminizmin si një bazë ideologjike. Në vitin 2003, ajo u akuzua dhe më vonë u shpall fajtore për mashtrim të autoriteteve tatimore,pasi ishte përpjekur të përfitonte zbritje të paligjshme të taksave. [1] Përkohësisht ajo u pasua nga Ulla Hoffmann .
Në 2002, ajo bëri një fjalim në lidhje me shtypjen e grave nga burrat, në të cilin ajo tha "Diskriminimi dhe shkeljet shfaqen në forma të ndryshme në varësi të vendit ku gjendemi. Por kjo është e njëjta normë, e njëjta strukturë, i njëjti model, që është përsëritur si në Afganistan ashtu dhe këtu në Suedi ". [2]
Në tetor 2004, Schyman së bashku me deputetët e tjerë të Partisë së Majtë propozuan para Riksdagut, një vlerësim kombëtar të kostos së dhunës së burrave ndaj grave; për më tepër kërkuan që shteti të financojë strehimoret e grave . Propozimi tërhoqi vëmendje të gjerë, teksa media e quajti "taksimi i burrit". [3]
Themeluese e Nismës Feministe
RedaktoSchyman u largua nga Partia e Majtë në 2004 dhe në 2005 bashkëthemeloi Iniciativën Feministe (FI), një organizatë e cila në kongresin e saj të parë vendosi të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Jane Fonda e mbështeti atë në 2006, gjatë fushatës së partisë para zgjedhjeve të përgjithshme të 2006 . FI-ja mori afërsisht 0.7% të votave, shumë poshtë pragut prej 4% të kërkuar për përfaqësimin parlamentar. Në zgjedhjet e parlamentit Evropian 2009, partia mori 2.22% të votave. [4] Në verën e vitit 2010 - përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2010 - Schyman dogji 100,000 krona suedeze në një protestë kundër pagës së pabarabartë në Suedi. Kjo protestë, realizuar nga Studio Total, i dha FI-së vëmendje të gjerë; [5] megjithatë, në zgjedhje partia mori vetëm 0.4% të votave. [6] Zgjedhjet e Parlamentit Evropian 2014 provuan të ishin zgjedhjet më të suksesshme të partisë ; partia tërhoqi 5.3% të votave kombëtare, ku Soraya Post fitoi një vend si PE . [7] Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2014 FI-ja mori 3.1% të votave; pavarësisht se ende nuk përmbushte pragun prej 4.0% për marrjen e vendeve, ajo u bë partia më e popullarizuar jashtë Riksdagut.
Shënime
RedaktoAjo përfaqësoi Partinë e Majtë deri në momentin që la partinë në 2004; më vonë u prezantua deri në 2004 si kandidate e pavarur.
Referime
Redakto- ^ Åsa Kroon and Mats Ekström, Vulnerable woman, raging bull or mannish maniac?: Gender differences in the visualization of political scandals, Working Paper 4, 2006, Örebro University: "Gudrun Schyman — Leader of the Left Wing Party 1993 – 2003," pp. 7–8, "The Schyman scandal," pp. 9–14 (pdf)
- ^ Sjölund, Jill (9 tetor 2006). "Jämo: Ni är ju som talibaner". Aftonbladet (në suedisht). Arkivuar nga origjinali më 16 nëntor 2006. Marrë më 18 maj 2007.
- ^ "Schyman in equality policy shock: tax men," The Local October 5, 2004, retrieved July 26, 2011.
- ^ "Val till Europaparlamentet - Röster" (në suedisht). Election Authority (Sweden). 11 qershor 2009. Arkivuar nga origjinali më 12 gusht 2010. Marrë më 29 qershor 2009.
- ^ "Swedish feminists burn cash in wage equality protest". BBC News (në anglisht). 6 korrik 2010.
- ^ "Val till riksdagen - Röster" (në suedisht). Election Authority (Sweden). 23 shtator 2010. Marrë më 26 korrik 2011.
- ^ "Preliminary results of Swedish EU elections" (në suedisht). Arkivuar nga origjinali më 2014-05-28. Marrë më 2014-05-26.
Parardhësi Lars Werner |
Leader of the Swedish Left Party 1993—2003 |
Pasardhësi Ulla Hoffmann |