Guifre el Pilos
Wilfred ose Wifred, i quajtur Leshatori ( katalunisht: Guifre el Pilos),[1] ishte kont i Urgellit (nga 870), Kont i Cerdany (nga 870), Kont i Barcelonës (nga 878), Kont i Gironës (nga 878, si Wilfredi II), Kont i Besalu (nga 878) dhe Kont i Ausonës (nga 886). Me vdekjen e tij në vitin 897, djali i tij, Wilfredi II, trashëgoi këto vende katalunase.
Wilfred | |
---|---|
Të dhëna vetjake | |
U lind më | Prades |
Vdiq më | Barcelonë |
Punësimi | Kont |
Ai ishte përgjegjës për ripopullimin e tokës së askujt rreth Vicit, të shpopulluar (qarku i Ausonës, një kufi ne mes të krishterëve dhe myslimanëve), rivendosjen e peshkopit të Vicit dhe themelimin e Manastirit të Shën Marisë së Ripojit, ku ai u varros.
Rëndësia historike
RedaktoWilfredi ishte katalunas Kont i Barcelonës (878-897) i cili krijoi traditën e kalimit trashëgimor të titujve. Djali i tij, Wilfred Borreli, trashëgoi vendin pa asnjë pengesë dhe e mbajti atë nga viti 897 deri në vitin 911.
Një numër subjektesh feudale primitive u zhvilluan në Marca Hispanica gjatë shek. IX. Ata ishin në përgjithësi të pavarura dhe agrare, por e sunduar nga një elitë e vogël ushtarake. Modeli i parë në Kataluni është i ngjashëm me atë që është gjetur në vendet e ngjashme kufitare ose në Marshimet gjetiu në Evropë.
Tradicionalisht, Konti i Barcelonës është emëruara nga perandori Karolingian, për shembull emërimi i Berës në vitin 801. Emërimi i trashëgimtarëve nuk ishte gjithmonë i garantuar. Sidoqoftë, me rritjen e kontëve të fortë si Sunifredi (844-848) dhe Wilfredi, si dhe dobësimi i fuqisë mbretërore Karolingiane, emërimi i trashëgimtarëve u bë zyrtar. Ky trend rezultoi në pavarësimin e kontëve të kurorës Karolingiane nën Borrellin II në vitin 985.
Wilfredi mbeti i panjohur deri në hartimin e rrjetës së historianëve nga R. W. Southern, në The Making of the Middle Ages, 1953.
Origjina
RedaktoWilfredi ishte i kohës së visigotëve nga regjioni i Carcassonne. Tradita sqaron se ai u lind afër Prandës në shtetin e Konflentit, tani Ria, në Rusillion, Francë.
Nëse bazohemi tek legjenda, ai ishte i biri i Wilfredit të Arriaountit (apo Wilfredi i Arrit), një vend afër Prandes. Babai i tij u vra nga Salomoni dhe Wilfredi ia mori hakun duke e vrarë vrasësin.[2] Pas kërkimeve të bëra nga murgjit francez Dom De Vici dhe Dom Vaiseti, autorët e Histoire Générale de Languedoc,[3] ai u identifikua si djali i Sunifredit I të Barcelonës, kont i disa shteteve nën Louis the Pious dhe Karl Tullacit Nëna e Wilfredit ka mundësi të quhej Ermesende. Sunifredi ka mundësi të ketë qenë djali[4] i Bellos, Konti i Karkasones gjatë mbretëritmit të Charlemagne, ose mbase, djali i tij në ligj.[5] Kështu, si pasardhës i Sunifredit dhe vëllait të tij, Sunjerit I, Kontit të Empuries dhe Rusillionit (834-848), Wilfredi u konsiderua si anëtar i Dinastisë Bellonid nga Ramon d'Abadal dhe historianët e tjerë.
Emërimi
RedaktoKoha e Bellonidit e humbi fuqinë e saj kur Sunifredi dhe Sunjeri vdiqën në vitin 848, por u rigjallërua me emërtimin e Delës dhe Sunjerit II, djemve të Sunjerit I, në titullin e kontit të Empuries në vitin 862. Më vonë, në asamblenë në Atigni në qershor të vitit 870, Karl Tullaci i bëri kushërinj të tij, Wilfred Leshatorin dhe vëllanë e tij Miron (të njohur si i Vjetri), kontët e Urgellit dhe Cerdanjës, dhe Konflentit përgjithësisht. Në atë vit, Solomoni, konti i Urgellit, Cerdanjës dhe Konfletit, vdiq.
Pasi u bë Kont i Urgellit dhe Cerdanjës në vitin 870, Wilfredi mori qarqet e Barcelonës, Gironës dhe Besalus në vitin 878 nga Mbreti Karolingian i Francës, Luisi Belbacaku. Mbretërimi i tij përkon me shkatërrimin e autoritetit dhe unitetit Karolingian. Kështu, Wilfredi ishte konti i fundit i Marshit të Spanjës i caktuar nga Mbreti francez dhe i pari që kaloi pronat e mëdha si trashëgimi tek djemtë e tij (megjithëse e sanksionuar nga monarku).
Wilfredi mori në posedim Barcelonën përmes shërbimit të tij Karl Tullacit kndër rebelit Brenardit të Gotisë, Kontit të Barcelonës, Rusillionit dhe disa vendeve të tjera. Wilfredi, Miro, vëllai i tyre Sunifredi (i cili u bë Abati i Arles), dhe Lindoi, Viskonti i Narbonit, Marshuan kundër Bernardit në emër të Mbretit Karl dhe djalit të tij, Luis Bulbacakut. Në mars dhe në prill të vitit 878, ata mundën fisnikët besnikë të Bernardit, përshirë Sigevbutos, Peshkopit të Narbonit, dhe dëbuan gjithë lutësit partizan nga kisha.
Në Këshillin e Trojesit, në gusht të vitit 878, drejtuar nga Papa Gjoni VIII dhe Mbretit Luisi II Belbacakut, Wilfredi investoi zyrtarisht si Kont i Urgellit dhe Cerdanjes, Miro si Kont i Konflentit, Sunjeri si Kont i Empuries, dhe Oliba II si Kont i Karkasones. Më 11 shtator 878, Bernardi u shpronësua nga gjithë titujt e tij. Pozita e mëparshme e Bernardit iu dha Wilfredit (Barcelona me Ausonën, Girona dhe Besalu) dhe Miros (Rusillioni). Vendet e Narbonit, Beziersit dhe Agdes u ndan nga Barcelona. Sunifredi u bë Abati i Arlesit, Riculfi peshkop i Elnas, dhe peshkopët e Urgellit, Gironës dhe Barcelonës u konfirmuan në anët e tyre. Wilfredi menjëherë hoqi dorë nga Besaluja te vëllai i tij Radulfi (878-920).
Ndërhyrja në Ausonë
RedaktoPas emërimit në vitin 878, tokat e Wilfredit shtriheshin nga Ureglli dhe Cerganja në Pirineje në Barcelonë dhe Girona në bregdetin mesdhetar. Kjo ishte hera e parë që nga mbretërimi i babai të tij (i cili përfundoi në vitin 848) që këto toka ishin të bashkuara politikisht dhe hera tjetër do të jetë në shek. IX. Toka në mes të këtyre regjioneve – Ripojit, Vall de Lordit, Berguedës, Lluçanesit, Plana de Vicit, Moianes, Guilleriesit dhe Bagesit - për një kohë të gjatë ishin të shpopulluara për shkak të rebelimit të Aisos në vitin 87, por që nga viti 820 u konsiderua si territor që i takon Kontit të Barcelonës, kur ai iu dha Ramponit e deri në vdekjes të Borrellit, Konti i parë i Urgellit, Cerdanjes dhe Ausonës.
Wilfredi filloi procesin e popullimit të këtyre territoreve me emigrantë nga rajonet e populluara kryesisht malore – Pallarsit, Urgellit dhe Cerdanjes - për të cilën njerëzit kishin ikur në dy shekujt në mes të kollapsit të Visigotëve dhe autoriteteve Karolingiane. Plani i Wilfredit përfshinte ripopullimin dhe më pas aneksimin e qarqeve për ato vende që ai tashme i ka nën kontroll. Kështu, Vall de Lord u bë pjesë e Urgellit dhe Bergueda pjesë e Cerdanjes. Wilfredi rikrijoi Qarkun e Ausones nga vendet e mbetura të Ripojit, Lluçanes, Plana de Vicit dhe Guilleries - rreth qendrës së qytetit të Ausas, një regjion i cili në kohët e lashta ka qenë etnikisht dhe kulturalisht të dallueshme, i banuar nga pasardhësit e Ausetanit. Ausones, Wilfredi ia bashkëngjiti Moianesin dhe Bagesin dhe kryeqytetin e tyre tradicional, Manresen, i cili historikisht ka qenë regjion i Lacetanit. Më vitin 885, Wilfredi caktoi një Vikont të kontrollonte Qarkun e Ausones në mungesë të tij si ajo e formuar në kufirin me Mbretërinë Myslimane në jug. Qarku i Manreses ka marrë një vëmendje të veçantë nga Mbreti Odo, duke i dhënë privilegjin e ndërtimit të kullave mbrojtëse në vitin 889 dhe 890, edhe pse ai ishte në fakt pjesë e Ausones.
Reforma kishtare
RedaktoGjendja klerikal e rajonit ishte jo më pak e izoluar se gjendjen e tij politik, me famullitë kryesisht të mbetura jashtë hierarkisë universale. Wilfredi solli Famullinë e Berguedës dhe Vall de Lordit në kontrollin e Dioqezës së afërt të Urgellit. Megjithatë, ai duhej ta rivendoste peshkopatën e Vicit në Ausona. Pas konsultimit me Kryepeshkopin e Narbones në vitin 886, ai u dha leje për të instaluar Gotmarin, një prift, si Peshkopi i Vicit. Peshkopi i ri i vendosur menjëherë për ripopullimin e qytetit dhe katedralen e tij, e cila kishte qenë e shkatërruar dhe në rrënojat që nga pushtimi i fundit mysliman dhe rebelimin e Aissó.
Kishat në rajon gjatë kësaj periudhe lulëzonin duke fituar shumë pushtet dhe privilegj. Kjo përfshinte të drejtën për murgjit për të zgjedhur abatët e tyre të përqafuar nga Shën Benedikti. Wilfred themeloi dy manastire të reja: Santa María de Ripoll (880) dhe Sant Joan de les Abadesses (885). Abacia e Sant Joan de les Abadesses u themelua në dioqezën e Vicit nga Ëilfredi dhe gruaja e tij Guinedilda për të siguruar për vajzën e tyre Ema, i cili u bë e para e murgeshave në një abaci të parë e komunitetit në vitin 899 dhe u dhënë imunitet ndaj juridiksionit të mbeturit nga Mbreti Karli i Thjeshti.
Kriza karolingiane
RedaktoKur Luis Balbacaku vdiq në vitin 879, pas një mbretërimit dy-vjeçar, mbretëria u nda midis dy djemve të tij të rinj. Luisit III mori pjesën e lashtë veriore të mbretërisë Merovingiane, Neustrinë dhe Austrasinë (duke përfshirë Lorrainen). Djali i tij i dytë Carloman mori pjesën jugore, Burgundy dhe Aquitaine (duke përfshirë Septimania). Problemet rëndojnë fronin kur të dy Louis (882) dhe Carloman (884) vdiqën shpejt pas vazhdimësisë së tyre. Duke mos dashur të kurorëzojë djalin e mbetur Luis Belbacaku, Karlin e Thjeshtë, i cili ishte vetëm pesë vjeç, fisnikët e Francës shikonin me kujdes për një njeri të fuqishëm që mund të mbrojë tokën nga vikingët e frikshëm dhe bastisjet e tyre të këqija në Channel dhe brigjet e Atlantikut.
Në Kuvendin e Ponthionit (884), Franksët e zgjodhën Perandorin e Shenjtë Romak Karlin e Trashë, i cili ishte tashmë mbret i Gjermanisë dhe Italisë. Karli, bir i Luis Gjermanit, pra, u bë personi i parë që nga vdekja e Luis Fetarit që të mbretërojë mbi të gjithë fushën e Charlemagne, lavdi e stërgjyshit të tij. Ai gjithashtu do të jetë i fundit.
I pazoti për shumëçka, Krali ishte i përgjumur dhe ndoshta vuante nga epilepsia. Në nëntor të vitit 885, ai ngriti një ushtri të madhe për të luftuar Norsemenin rreth Parisit, pas dy kërkesave nga fisnikëria franceze. Megjithatë, ai zgjodhi për të blerë vikingët, dhe t'i paguante për ta sulmuar Burgundy (atëherë në revoltë). Ai u largua nga Parisi në dhjetor. Ai më pas nuk arritën të merret me revoltat në Suabia, Saksonia, Frankonia, Thuringia, dhe Bavaria. Edhe paria e Perandorisë e hoqi nga froni në vitin 887, dhe ai vdiq dy muaj më vonë në 888.
Nipi i Karlit, Arnulft of Carinthia pati sukses në Gjermani, Bernengar of Friuli në Itali dhe Odo, Konti i Parisit në Francë. Kontët Karolingian ishin të pafuqishëmnë fillim të shekullit por kjo gjë ndryshoi në fund; kontët ishin të pavarur de facto - veçanërisht regjionet periferike, si p.sh. Marca Hispania.
Vdekja
RedaktoNga viti 884, myslimanet filluan të shqetësoheshin nga zgjerimi i qarqeve të krishtera në veri. Ëilfredi themeloi mbrojtjen në Ausonë, në Cardona, Bergueda dhe Vall de Lord; në disa vende edhe në jug, në lumin Lllobregat, në Vall de Cervello. Në thelb, kufijtë e qarqeve të Wilfredit ishin zgjeruar aq shumë saqë u bënë të parëndësishme.
Sundimtari mysliman Ismail ibn Musa ibn Qasi e fortifikoi Lleiden si përgjigje. I provokuar nga ky gjest, Wilfredi e sulmoi Ismailin në Lleida. Sulmi ishte fatkeq. Historiani Ibn al Athir përshkruan masakrën e sulmuesve në mbrojtësit e qytetit. Pas këtij suksesi, pasardhësi i Isamilit Lubb ibn Muhammed ibn Qasi sulmoi Barcelonën në vitin 897. Wilfredi vdiq në një betejë më 11 gusht 897. Ai u varros në manastirin e Ripojit.
Suksesioni
RedaktoDobësimi i autoriteteve franceze mbretërore në Marshin spanjoll është rezultat i krijimit të vazhdimësisë trashëgimore të qarqeve dhe jo nga zgjedhja e monarkut. Në vitin 895, Miro i Vjetri vdiq dhe vendi i Rusillionit kaloi nga Mbreti Odo te Sunjeri II i Empuriesit. Në fakt, Wilfredi asnjëherë nuk u konfirmua nga asnjë monark si Kont i Ausones. Rëndësia e këtij zhvillimi në mesjetës nuk mund të zgjerohet. Vazhdimësia trashëgimore u bë zakon, u pranua me ligj dhe mbretërit e humbën kontrollin mbi kontët.
Megjithatë, mungesa e bazës ligjore të trashëgimisë çoi në eksperimente të ndryshme të vazhdimësisë trashëgimore. Kur Wilfredi vdiq në vitin 897, qarku i tij iu nda djemve të tij. Borrelli dhe Sunjeri (më i vjetri dhe më i riu) e udhëhoqën Barcelonën, Gironën dhe Ausonën; Miro udhëhoqi në Cerdanja dhe Konflent; dhe Sunifredi në Urgell. Është e paqartë nëse kjo shpërndarje ishte qëllimi i Wilfredit, ose një vendim përfundimisht i arritur nga vetë vëllezërve.
Wilfredi dhe Katalunia
RedaktoWilfred Leshatori u bë një figurë e rëndësishme për lëvizjen kombëtare katalunase bashkëkohëse. Shekulli i XIX i romantizmit evropian shikoi në botën mesjetare për burime dhe lidhje me modernen kombëtare dhe identitetin kulturor, dhe në përbërje të kombit katalan, kështu që kërkimet historike panë të Wilfredi një figurë të pavarësisë, de facto themelues i Shtëpisë së Barcelonës, dhe, duke hiperbolizuar, një nga stërgjyshërit e largët të Katalunisë.
Një nga legjendat që ka lindur rreth tij është ajo e krijimit të stemës nga e cila rrjedh sot flamuri katalan (Senyera). Pasi u plagos në betejë (disa thonë kundër Mursëve, të tjerët kundër normanëve), mbreti Karl Tullaci e shpërbleu trimërinë e tij duke i dhënë një shtresë të armëve. Mbreti e bëri me njolla gjaku nga gishtat mbi mburojën e bakrit të Wilfredit, dhe në këtë mënyrë u lind Senyera e parë, me katër paletat e saj në ngjyrë të kuqe në ar. Megjithëse kjo legjendë është shumë popullore, nuk ka asnjë të dhënë historike që e mbështet atë.
Familja
RedaktoWilfredi u martua me vajzen e Baldwinit dhe Juditit dhe patën këta fëmijë:
- Emma, Abbess of Sant Joan de les Abadesses, d.942
- Wilfred Borrell
- Sunyer
- Miró
- Sunifred
- Rodolfo, Bp of Urgel, Abbot of Ripoll, d.940
- Riquilla
- Ermesinde, d.after 925
- Cixilona, a nun, d.945
- (parentësia e padëshmuar) Guinidilda; m.Cte Raymond (d.923)
Dukja
RedaktoGesta comitum barcinonensium reporton se "...ai kishte qime edhe në vende që nuk ishin të zakonshme për meshkujt..."
Shënimet
Redakto- ^ Guifré el Pilós in Catalan. In the Gesta Comitum Barcinonensium he is called Guiffredus Pilosus, and other early medieval Latin spellings are Vuifredus, Wifredus, and Guifredus. The Crónica de San Juan de la Peña calls him Guiffré Pelloso.
- ^ According to Ramon d'Abadal (Els primers comtes catalans, p. 14), this legend was first reproduced in the Medieval (13th century) chronicle of the counts of Barcelona, Gesta Comitum Barcinonensium, and it was repeated by Catalan historians until the 18th century. French historian Pierre de Marca was the first to define it as a "fable" in Chapter 30 of Book 3 of his work, Marca Hispanica Sive Limes Hispanicus (1688).
- ^ See Pierre Vilar (dir.), Historia de Catalunya, Vol. II, p. 164. Also Ramon d'Abadal, "La família catalana dels comtes de Carcassona. Genealogía de Guifré el Pilós", in Els primers comtes catalans, pp. 13-28.
- ^ As suggested by Ramon d'Abadal, Els primers comtes catalans (1958)
- ^ See A. Lewis, The Development of Southern French and Catalan Society, 718-1050 (1965), Ch. 6, note 9
Referimet
RedaktoWikimedia Commons has media related to Wilfred the Hairy. |
- La família catalana dels comtes de Carcassona. Genealogia de Guifré el Pilós dins d’Els primers comtes Catalans. Barcelona, Ediciones Vicens Vives, 1958. Pages 13–29.
- Collins, Roger. "Charles the Bald and Wifred the Hairy". Charles the Bald: Court and Kingdom. edd. M. T. Gibson and Janet N. Nelson. Oxford: Oxford University Press, 1981. pp. 169–189. Reprinted in Law, Culture and Regionalism in Early Medieval Spain. Variorum, 1992. ISBN 0-86078-308-1.