Gullash (Hungarisht: gulyás), është një supë ose zierje me mish dhe perime të kalitur me spec[1] dhe erëza të tjera. Me prejardhje hungareze, gullashi është një vakt i zakonshëm që hahet kryesisht në Evropën Qendrore, por edhe në pjesë të tjera të Evropës. Është një nga pjatat kombëtare të Hungarisë dhe një simbol i vendit.[2]

Gulyásleves hungareze, supë me gullash

Prejardhja e saj shkon në shekullin e 9-të në gjellët e ngrënë nga barinjtë hungarezë.[3] Në atë kohë, mishi i gatuar dhe i aromatizuar thahej me ndihmën e diellit dhe paketohej në thasë të prodhuara nga stomaku i deleve, ku duhej vetëm ujë për ta bërë vakt.[3] Versionet e mëparshme të gulashit nuk përfshinin speca, pasi nuk u prezantua në Evropë deri në shekullin e 16-të.

Referime

Redakto
  1. ^ "Goulash". BBC Good Food Guide (në anglisht). British Broadcasting Corporation. Marrë më 26 dhjetor 2020.
  2. ^ "Top 10 National Dishes -- National Geographic". Travel (në anglisht). 2011-09-13. Marrë më 2020-08-08.
  3. ^ a b Bulgaria, Hungary, Poland, Romania, the Czech Republic, and Slovakia, Britannica Educational Publishing, 2013, p. 94