Gurkështjella
Gurkështjella roman, Autori: Naim Berisha. Botuesi: Toena. Faqet e librit 144.
Romani në vargje është një gjini e lëvruar rrallë në letërsinë shqipe, por edhe në atë botërore. “Gurkështjella” është një sprovë letrare që autori Naim Berisha sjell për lexuesin shqiptar. “Gurkështjella” është konceptuar si një bashkëbisedim mes personazheve njerëzorë dhe jonjerëzorë. Autori godet me satirën e vet ato dukuri që pengojnë shoqërinë tonë të ecë përpara. “Gurkështjella” është vendi ku zhvillohen të gjitha ngjarjet, ai është “kuvendi” ku përplasin mendimet “kërriçat” dhe “gomarët”.