Gusta Dawidson Draenger
Gusta Dawidson Draenger, e njohur ndryshe si Justyna,(1917-1943) ka qenë një aktiviste polako-hebraike në Kraków në fund të viteve 1930 gjatë pushtimit nazist në Luftën e Dytë Botërore. Ajo shkruajti një dokumentim të detajuar të aktiviteteve të saj teksa qëndronte në qelinë e Montelupich në fillim të vitit 1943. Ajo dhe bashkëshorti i saj Shimshon Draenger u ekzekutuan nga nazistët në nëntor të 1943. Kujtimet e saj në letër u publikuan fillimisht në Poloni nën titullin Pamiętnik Justyny në 1946, më pas në gjuhën hebraike me titull יומנה של יוסטינה ose Jōmānā šel Jusṭina (Ditari i Justinës) në 1974 dhe në anglisht nën titullin Narracioni i Justynës në 1996.[1][2]
Biografia
RedaktoLindur në Kraków, Gusta Dawidson u rrit në një familje ortodoske hebraike. Edhe pse ishte akoma në shkollë, ajo u bë pjesë e lëvizjes rinore Agudat Yisrael. Më vonë ajo iu bashkua lëvizjes rinore Akiva ku ajo kontribuoi në edukim, duke u shndërruar në anëtare të komitetit qendror.
Pas zbarkimit të nazistëve në shtator të 1939, ajo ishte një nga themelueset e grupimit luftarak Pioneria luftarake, një grupim që ishte pjesë e lëvizjes rezistente të Krakowit. Ajo zuri miqësi me Shimshon Draenger, një lider nga Akiba i cili ishte editor i të përjavshmes Tse’irim. [1]
Referime
Redakto- ^ a b Peled, Yael Margolin (mars 2009). "Gusta Dawidson Draenger" (në anglisht). Jewish Women's Archive. Marrë më 9 janar 2018.
- ^ "Gusta Davidson Draenger, also known by her underground name, Justyna" (në anglisht). Eilat Gordin Levitan: Krakow Stories. Marrë më 9 janar 2018.