Kompania Hewlett Packard, shkurt njohur si HP (NYSE: HPQ, NASDAQ: HPQ), është një ndër kompanitë më të mëdha botërore që kryesisht merret me teknologji informatike. Kjo kopmani është globale me qendër në Palo Alto, California, SHBA.

Hewlett-Packard Company
Llojipublike (NYSE: HPQ)
Industriasisteme kompjuterike
komponentë kompjuterësh
programe kompjuterike
konsultime
IT shërbime
Themeluar nëPalo Alto, Palo Alto, California (1939)
ThemeluesiBill Hewlett, bashkë themelues
David Packard, bashkë themelues
Zyrat qendroreShtetet e Bashkuara të Amerikës Palo Alto, California,
USA
Njerëzit kyç
Mark V. Hurd, kryetar dhe CEO
Cathie Lesjak, CFO dhe EVP
Randall D. Mott, CIO dhe EVP
Michael Holston, EVP
Prodhimimonitorë
kamera digjitale
rrjete kompjuterike
desktopë dhe laptopë
asistentë personalë digjitalë
printerë
skenerë
serverë
ruajtës të dhënash
televizorë
Fitimet $104.3 billion USD (2007)
$7.3 billion USD (2007)
Numri i punëtorëve
309,000 (2008)
DivisionsSnapfish, HP Labs, Compaq
Faqja e internetitwww.hp.com
www.hpshopping.com
www.Compaq.com
www.voodooPC.com
www.Snapfish.com
www.lightscribe.com

HP, apo Hewlett Packard vet fjalia vjen nga dy persona të cilët kanë krijuar këtë kompani të ashtuquajtur HP, përndryshe Willian (BILL) Hewllet dhe David (Dave) Packard kanë studijuar në Univerzitetin Stanford në vitin 1934. Përndryshe kompania HP ka filluar ne një Garazhë në afersi të Palo Alto me ndihmen e një profesorit të Universitetit të Stanfordit.

Historia e kompanisë

Redakto

Themelimi

Redakto

Partnershipi u formua në janar të vitit 1939 me investimin e parë të tyre 538 $ Hewlett dhe Packard patën mbledhur thuajse të gjitha të hollat deri në cent për të krijuar kompaninë quajtur Hewlett Packard, HP u inkorporua në gusht të vitit 1947 dhe doli publik në dhjetor të vitit 1957. Projekti i parë i Hewlett Packard është modeli 200A dhe inovimi i parë i tyre është një resistor i temperaturës i cili u shit në treg prej 54.40 $ deri në 200 $. Modeli 200 nga seriat e generatoreve vazhdoi deri në vitin 1972 dhe u persos në verzionet 200AB ky është suksesi i tyre më i madh shitur 33 vjet me radhe në të gjitha koherat. Një nga shfrytezuesit e parë dhe më lojal ishin The Walt Disney Company e cila bleu 8 modela nga 200B oscillatore (71.40 $ për secilin) për t'i perdorur ne një sorround sistem instaluar nepër teatret për filmin Fantasia.

Vitet 60'

Redakto

HP në vitet e 60-ta është krijuesi i Silicon Valley dhe ka bërë disa kontrata për partnership me Sony dhe Yokogawa Elektric në Japoni të cilet kanë krijuar disa produkte me cilësi të lartë, produktet që krijuan nuk kishin ndonje sukses shumë të madh mirepo ata u koncentruan më shumë që të fillojnë promovimin e HP produkteve në Japoni. HP dhe Yokogawa formoi një joint venture në vitin 1963 për të marketuar HP produktet në Japoni.

Vitet 70'

Redakto

Në vitet e 70-ta HP dizajnoi një sistem kompjuterit ashtuquajtur HP 3000 i cili ishte krijuar si kompjuter serverik dhe më vonë u re-dizajnua me RISC teknologjinë e cila ishte e para në treg. Pas një kohë të shkurtë HP u promovua në Wired Magazinin si producent i parë i një komopjuteri personal kjo ka ndodhur në vitin 1968 me produktin e ashtuquajtur HP 9100A dhe këtë kompjuter HP e quajti Desktop Calculator sepse siq Bill Hewlett tha "Në qoftë se do të thirnim këtë produkt kompjuter atëherë do të ishte refuzuar nga shfrytezuesit e këtij produkti sepse nuk kishte një dukje të IBM'it, për atë arsyje në vendosem ta quajme calculator.

Vitet 80'

Redakto

Në vitet e 80-ta HP lëshoi në treg inkjet printerët dhe laser printerët për Desktop kompjuteret egzistues, veq kësaj dizajnoi dhe një scanner i cili më vonë ishte re-dizajnuar në produkt multifunkcional produkti i tyre më i përsosur në një paisje elektronike të ketë printer/scanner/photocopy/fax.

Vitet 90'

Redakto

Në vitet e 1990 HP afirmoi kompaninë në produkte më të përsosura dhe më se shumti u dha rendësi universiteteve, qendrave shkencëtare, shfrytëzuesve të biznesit (biznismeneve) për të aritur një numër të madh të shfrytezuesve në mënyre profesionale dhe profitabile. HP gjithashtu arriti në një hap të madh i cili e blejti kompaninë kompjuterike Apollo Computer në vitin 1989 dhe Convex Computer në vitin 1995 më vonë HP hapi një shitore online të ashtuquajtur hpshopping.com i cili u mundesoi shfrytezuesve një linje direkte që të kenë mundesi të blejnë online, në vitin 2005 ky dyqan ndryshoi emrin në HP Home & OFfice Store.

Në vitin 1999 të gjithë biznesi kompjuterik, teknologjia e printerëve, skenereve dhe produkteve të tjera për fotografi HP bëri një profit të madh me thuaj se rreth 8 bilion Dollarë dhe bëri rreth 30.000 të punësuar.

Në milleniumin e vitit 2000 HP si kompani me sukses ishte kurioze në firmën Compaq, dhe pas disa diskutimeve private në vitin 2002 HP bleu komopaninë e madhe Compaq e cila ishte e mirenjohur për kompjutere Desktop, dhe Laptope, Compaq perndryshe më herët kishe blerë Tandem Computers në vitin 1997 dhe Digital Equipment Corporation në vitin 1998 në këtë strategji HP u bë një krijues gigant dhe krijoji një aliancë mjaftë të madhe për të konkuruar në treg.

Tash me në vitet 2000+ HP prodhon aparata digjital, kamera digjitale, printera, skenera, laptopa, desktopa në thuajse tere botën me një cilësi lartë ku dhe ka bërë një hap nepër qeverite botërorë me disa donacionë filluar nga Shtetët e Bashkuara të Amerikës, NASA, dhe me tutje Evrope, Azi, Afrike, etj.

Veq kësaj HP bëri një kontratë me FOSS dhe Linux, Linuxi është një sistem operativ i cili është falas për tu përdorur dhe modifikuar në menyrat që ju deshironi, këtë e bëri për shkak shfrytezuesit në treg mos paguajnë licencë të Windowsit dhe që mos të jenë produktet e HP më të shtrenjta në treg "duke inkluduar licencën të windowsit 200 $"