Hakeri
Haker (anglisht, hacker = prerës) është emri që i jepet një personi që ka njohuri në programim kompjuterik, Teknologjitë e informacionit, Siguri kompjuterike dhe sidomos në njohjen e kompjuterikes në të gjitha fushat. Hakeri është një njeri që merret me përballimin e grishjeve mendore për te vepruar apo tejkaluar në mënyrë krijuese kufinjtë që i vihen, jo vetëm në fushat e interesuara të tij (zakonisht informatikën apo inxhinierinë elektronike) por në të gjitha lëmet e jetës se tij. Hakeri mund të cilësohet edhe si një njeri zelltar dhe kureshtar në fushën e informatikës dhe kompjuterikes që futet pa leje në kompjuterat (rrjetet kompjuterike) e qeverisë apo shoqërive (i shtyrë nga kureshtja për të mësuar më tepër) për të marrë informacionet që do.
Emërtimi haker përdorej rreth viteve '80 nga media dhe kultura popullore gabimisht për të treguar personin që hyn në një sistem apo rrjet të huaj kompjuterik pa leje me qëllim dëmtimin e tij, duke e ngatërruar me krakerin.
Në lëmin e kompjuter programimit hakeri është një programues që "mat e pret" ose arrin qëllimin e tij duke përdorur një rradhë ndryshimesh të shfrytëzimit apo zgjatjes së kodit (çelësit) apo burimit. Për disa njerëz, emri haker ka një famë të keqe dhe lidhet me personin që "kosit" ose përdor dhunë për të kryer detyra programuese të cilat janë të shëmtuara dhe të pasuksesshme. Trajta negative e emrit "hack" përdoret madje mes përdoruesve në kuptim pozitiv të hakerit.
Në fushën e sigurisë kompjuterike hakeri është një person i aftë të shfrytëzoje apo të hyje pa leje me anë të mjeshtërive e taktikave në një sistem kompjuterik. Kjo lidhet zakonisht me hakerat Black hats (kapele zinjtë). Kundërshtarët e tyre janë White hats (kapele bardhët) të cilët janë hakera me parime dhe etikë, që nuk dëmtojnë kurrë një sistem kompjuterik. Po ashtu ka edhe Grey hats (Kapelat e përhirta). "Hakera" jo të mirëfilltë që s´kanë shumë njohuri në programim apo në informatikë dhe që përdorin programe të gatshme nga të tjerët dhe dëmtojnë çdo sistem të pambrojtur janë Script kiddies (fëmijë shkarravinash).
Në haker-kulturë, hakeri është një person që ka arritur një status të sigurt shoqëror dhe është i njohur midis anëtarëve të kulturës për kryerje të vlerave kulturore dhe një sasi të besueshme të diturisë teknike.
Përcaktimet mbi hakerin
RedaktoFjala hack ka disa përcaktime, sipas fjalorëve. Një përkufizim i fjalës është : "prerja shkel e shko, pa mjeshtri apo qëllim të përkufizuar."
Haker të njohur
RedaktoThënie
Redakto- «Po të ishte Gausi sot gjallë, do të ishte haker.» (Peter Sarnak)
- «Lexo, lexo, lexo, dhe pastaj lexo edhe një herë.» (Hakerat)
nëse nuk je i sigurt se nuk ke lexuar gjithcka vazhdo kerkimin! (hakerat)
Shiko edhe
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. Bashkësia e etikës së hakerëve. Intervistë me Riçard Stollmen, 2002.
- Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. Si të bëhemi hakera? Nga Erik Stivën Rejmond.
- Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. Haken në 17 hapa të thjeshtë. Nga Dag Meklin
- Stampa:It Hakerat nuk janë kriminelë.