Hajdin Abazi
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
I lindur më 30.04.1959 në Gadish, Gjilan, Abazi ishte deputet i Kuvendit të Kosovës nga Grupi Parlamentar i PDK-së në periudhën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 Shkurt, 2008. I diplomuar në studimet Bachelor në Filozofi, në Universitetin e Lundit (Suedi), ndërsa, studimet Master në Filozofi të Shkencës, në Institutin e Filozofisë në Universitetin e Lundit (Suedi), Abazi ishte Ligjërues i epistemologjisë dhe i shkrimit akademik. Abazi, gjithashtu ka qenë Ndihmësministër për informim në Ministrinë e Mbrojtës në QPK. Përveç gjuhës së tij amtare, njeh gjuhën suedeze dhe atë angleze, ndërsa kupton gjuhën gjermane dhe atë serbe.