Hajredin Isufi
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Hajredin Isufi ka lindur në fshatin Rrëzanj, Çamëri më 25 dhjetor 1935. Më 1962 u diplomua në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Histori-Filologji. Ka punuar si arsimtar. Gjatë kësaj kohë, që nga viti 1964, është marrë në vijimësi me studime për historinë e Çamërisë. Ka punuar si bashkëpunëtore i jashtëm në Institutin e historisë, Tiranë. Ka botuar :
- "Kryengritja e Kurbinit dhe Dom Nikolle Kacorri", Studime historike, 1986, nr.2 ;
- "Politika e shteti grek për dëbimin e popullsisë çame në vitet 1914-1928 dhe qëndresa çame", Studime historike, 1993 (1-4), Tiranë 1997 ;
- "Aneksimi i dhunshëm i Çamërisë dhe Greqia dhe lufta e shqiptareve për mbrojtjen e saj "(bashkeautore me prof. Dr. Pellumb Xhufi), Studime historike.
Që nga viti 1990 ka bashkëpunuar me të gjithë organet e shtypit dhe ka shkruar qindra artikuj për ngjarje historike dhe figurat e shquara të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, ndër të cilat :
- "Një këngë të kohës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit", Drita, Tiranë, 15 mars 1981 ;
- "Çamëria, fakte të vërteta dhe të sisura", Koha jonë, 13 tetor 2002 (replike me historianin grek, Llambros Balicitios) ;
- "Përgjigje greko-amerikanit" (Geixh), Koha jonë, 16 dhjetor 2002 ;
- "Muza Demi dhe qëndresa çame 1800-1947", Tiranë 2002, është monografia e tij e parë ;
- "Çamëria, studime historike-sociologjike", Tiranë 2006 ;
- "Roli i Nikolle Kacorrit dhe klerit katolik në Lëvizjen kombëtare Shqiptare" ;
- "Çështja Çame dhe integrimi evropian", Tiranë 2005 (bashkeautor).