Haki Abaz Skuqi
Haki Abaz Skuqi Ka lindur më 01.03.1958 në Lekaj të Kavajës. Ka kryer Akademinë e Forcave Ajrore për pilot reaktivi dhe kryente detyrën e komandantit të ekuipazhit me avion MIG-19 në Regjimentin e Kuçovës. Ra në krye të detyrës me 22.10.1986 me avion MIG-19 gjatë një fluturimi në çift, ku pësoi avari të rëndë. Është shpallur “Dëshmor i Atdheut” me vendim të Këshillit të Ministrave Nr.228, datë 22.04.1996. Prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë.