Haki Ymeri
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(10 shtator 2008) Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Ky 10 shtator 2008 nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Neutraliteti i këtij artikulli ose seksioni është i dyshimtë. (10 shtator 2008) Jeni të lutur të shikoni faqen e diskutimit si dhe të ndihmoni këtë artikull duke korrigjuar informacionet. |
TË DHËNA BIOGRAFIKE Të HAKI YMERIT
Haki Ymeri u lind më 1 janar të vitit 1937 në qytetin e Kumanovës. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje më 1957. Pas kësaj filloi të punojë plot tri vjet si arsimtar, kryesisht i lëndës së matematikës në Kumanovë dhe në rrethinë të saj. Në këtë periudhë duhet cekur angazhimin e tij lidhur me formimin e grupit letrar të shkollës fillore "Jeta e Re" në fshatin Slupçan dhe me nxjerrjen e revistës së parë letrare për fëmijë "Agimi" në shkollat fillore të R.së Maqedonisë. Ndërkohë Haki Ymeri u regjistrua në grupin matematikë-fizikë të Shkollës së Lartë Pedagogjike në Shkup. Një vit pas, pa e kryer këtë grup, u punësua në Shkollën Normale të Shkupit në të cilën ushtroi lëndën e matematikës. Pasi u diplomua në afatin e caktuar, punoi ede një vit në këtë shkollë e mandej kaloi në Shkollen fillore "Bajram Shabani" të Kumanovës në të cilën vazhdoi punën edhe tri vjet të tjera si arsimtar i po kësaj lënde. Prej andej kaloi në Shkollën fillore "Liria" të Shkupit ku punoi edhe shtatë vjet të tjera. Në këtë periudhë studioi gjuhën dhe letërsinë shqipe me korrespodencë në Fakultetin Filologjik të Shkupit dhe njëkohësisht bashkëpunoi me dy shtëpi botuese të teksteve shkollore në Shkup dhe në Prishtinë duke shkruar, përkthyer lekturuar dhe redaktuar tekste shkolore në gjuhën shqipe. Në këto vite përpilloi tekstin origjinal "Algjebra për klasën e shtatë të shkollës fillore", të cilën e botoi në Entin e Teksteve Mësimore të Prishtinës. Në vitin 1975 Haki Ymeri u diplomua në Grupin e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filologjik të Shkupit dhe pastaj vazhdoi punën në Gjimnazin "Zef Lush Marku" të Shkupit në të cilin njëherë ushtronte lëndën e matematikës e pastaj edhe të gjuhës shqipe Në këtë vit botoi në bashkëautorësi librin shkollor "Gramatika e gjuhës shqipe" (Sintaksa për klasën e shtatë të shkollave fillore) në Entin e Teksteve Mësimore të Shkupit. Si profesor i kësaj lënde u regjistrua në studimet pasuniversitare në Degën e Gjuhës Shqipe të Fakultetit Filozofik të Prishtinës dhe më 1981 u magjistrua me temën "Veçoritë morfologjike të së folmes shqipe të Kumanovës me rrethinë". Prej vitit 1978 e deri në vitin 1984 Haki Ymeri punoi si këshilltar pedagogjik në Entin e Përparimit të Arsimit dhe të Edukimit për shkollat shqipe të Shkupit. Të kësaj kohe janë angazhimet e tij në përkthime, lekturime dhe redaktime të mbi 50 teksteve shkollore, si dhe të punës pedagogjike-metodike të cilën e kreu me shumë sukses. Ai përveç punës në terren u muar edhe me teori duke punuar në disa proekte shkencore në të cilat përcillej dhe studiohej puna dhe suksesi i nxënësve shqiptarë në shkollat fillore të Shkupit. Më 1984 konkuroi dhe u zgjodh ligjërues i lëndëve Dialektologji shqiptare dhe Histori e gjuhës në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisisë Shqipe të Fakultetit Filologjik te Shkupit, në të cilën detyrë pas 16 vjetve edhe u pensionua. Me 1994 mbrojti doktoratën me temën "E Folmja Shqipe e Markova- Rekës" në Institutin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Tiranë para komisionit shkencor të përbërë nga: Prof. dr. Miço Samara, kryetarë I jurisë; Prof. dr. Gjovalin shkurtaj, opponent i parë; Prof. dr. Remzi Nesimi, opponent i dytë; prof. dr. Mehmet Çeliku, anëtar, Prof. dr. Xheladin Gosturan dhe mentor Prof. dr. Bahri Becii. Me këtë Haki Ymeri fitoi gradën doktor i shkencave filologjike dhe thirrjen profesor inordinar në Fakultetin Filologjik të Shkupit. Gjatë kësaj kohe Haki Ymeri shkroi shumë punime shkencore me mbi 60 njësi bibliografike që shihen në listën e selekcionuar të punimeve. Haki Ymeri krahas kësaj pune mori pjesë edhe në shumë seminare, konsultime dhe simpoziume. Paraqitjet më të rëndësishme i kishte në Akademinë Maqednase të Shkencave dhe të Arteve, në seminarin për të huaj në Tiranë, në simpoziumin lidhur me shënimin e jubileut të Gustav Mayer-it në Shkodër, në simpoziumiet e mbajtur në Fakultetin Filologjik të Shkupit, në ato të Tetovës të Ditëve të Naimit e në shumë të tjerë. Në këto simpoziume korri sukses duke dalë me kumtesat: "Për një përqasje fonetike ndërmjet maqedonishtes dhe shqipes", "Grupi konsonantik i latinishtes dhe reflekset e tij në shqipe", "Olivera Jashar - Nasteva dhe kontributi i saj në fushë të albanistikës", "Theksi paroksiton i maqedonishtes në përqasje me të njejtin tip të shqipes dhe arumanishtes", "Baza dialektore e gjuhës së Naimit", Konstruktet dyzanorëshe në gjuhën e e Naimit" etj. Në vitin 1997 botoi monografinë "E Folmja shqipe e Karshiakës" , a paraandej në vitin 1996 fjalorin "Maqedonisht-Shqip dhe Shqip-Maqedonisht" për përdorim shkollor. Në vitin 2 000, në koautorësi me Prof. dr. Zihni Osmani booi një fijalor më të madh njëkahësh maqedonisht-shqip me më shumë se 40.000 fjalë. Ky fjalorë ribotohet i përpunuar me më tepër se 50 000fjalë.
BIBLIOGRAFIA E SELEKSIONUAR
1. Ymeri, Haki."Përdorimi i drejtë i disa termave matematikore". "Shkëndija".-Prishtinë, 15.10.1978, br. 15-16.
2. Ymeri, Haki."Përpunimi i lektyrës shkollore- Dita e Re të Esad Mekulit". Flaka e Vëllazërimit.-Shkup, 1980 god.
3. Ymeri, Haki."Relacionet dhe zbatimi i tyre në gjuhë".Flaka e Vëllazërimit (Pedagogu).- Shkup, 1980 br. 188 od 6.01; br. 189 od 13.01 i br. 190 od 20.01.
4. Ymeri, Haki."Veçoritë morfologjike të së folmes shqipe të Kumanovës" (Rezime e tezës magjisterike)."Jehona" 1-2.- Shkup, 1982.
5. Ymeri, Haki."Shkalla e realizimit të programit mësimor të gjuhës shqipe në klasën e tretë". "Jehona" nr. 8. - Shkup, 1983.
6. Ymeri, Haki "Shkalla e realizimit të programit mësimor të gjuhës shqipe në klasën e katërt". "Jehona" 9-10. - Shkup, 1984 god.
7. Ymeri, Haki."Shkalla e realizimit të programit mësimor të gjuhës shqipe në klasën e pestë". "Jehona" nr. 2.- Shkup, 1985 god.
8. Ymeri, Haki."Patronimet dhe mikrotoponimet e Rajonit të Lipkovës". "Jehona" nr. 3. - Shkup, 1985god.
9. Ymeri, Haki. "Sintaksa e gjuhës shqipe" (në koautorësi). "Prosvetno dello”. -Shkup, 1985.
10. Ymeri, Haki."Etimologjia e errët e një toponimi". "Rilindja".- Prishtinë, 25.02. 1988.
11. Ymeri Haki."Doracaku linguistik (i Ahmet Hajdarit) dhe zbatimi praktik i tij", Flaka e Vëllazërimit.- Shkup 18.6.1989.
12. Ymeri, Haki."Baza dialektore e gjuhës së Naim Frashërit", "Jehona" nr. 1.- Shkup, 1 od 1991 god.
13.Ymeri, Haki."Diftongu dytësor i grupit të të folmeve të gegërishtes qendrore", "Jehona" nr. 3.- Shkup, 1994 god.
14.Ymeri, Haki. "Gjuhësia ballkanike e prof. Shaban Demirajt", "Flaka e vëllazërimit". Shklup, 6.10.1994. 15. Demiraj Shaban. "Balkanska Lingvistika". Përkthim nga shqipja në maqedonisht Haki Ymeri. Logos A.- Shkup 1994.
16. Ymeri, Haki. "Gjuhësia ballkanike" e prof. Shaban Demirajt (recension)."Jehona" nr. 1.- Shkup, 1995.
17. Ymeri, Haki."Veçoritë sintaksore të së folmes shqipe të Markova-Rekës"" (Në koautprësi me Zihni Osmanin). "Shqyrtime albanologjike"nr. 1.- Shkup, 1995.
18. Ymeri, Haki."Mikrotoponimia e rajonit të Markova-Rekës"."Shqyrtime albano logjike" nr. 1.- Shkup,1995.
19.Ymeri, Haki."Za edno jazi~no sovpa|aëe na fonetsko ramni{te pome|u albanskiot i makedonskiot jazik"-ASHAM, tryezë e rrumbullakët " Gjuhët në truall të republikës së Maqedonisë", Shkup, 10.01,1996.
20. Ymeri, Haki. "Latinskata konsonantska grupa "ct"vo albanskiot jazik, Takimet Romano-Ballkanike. Shkup, 27 dhe 28.o4.1995.
21. Ymeri, Haki. "Kontribut i madh i dialektologjisë shqiptare në rjedhat bashkëkohore të studimeve gjuhësore", "Flaka e vëllazërimit".- Shkup, 18.021996.
22. Ymeri, Haki "Kontribut i rëndësishëm i gjuhësisë shqiptare", "Rilindja", 19.04.1996, Tiranë.
23 Ymeri, Haki “Olivera Jashar - Nasteva dhe kontributi i saj në fushë të albanistikës”, “Kontribute të albanologëve të huaj për studimin e gjuhës shqipe”, Simpozium i mbajtur në Shkodër në dhjetor të vitit 1996.
24.Ymeri, Haki Mbi një bashkëpërkim mes gjuhës shqipe dhe asaj maqedonase në fushën e fonetikës, “Studime filologjike” ,1-4, fq.69-73, 1996, Tiranë.
25.Olivera Jashar - Nasteva dhe kontributi i saj në fushë të albanistikës(Kontribute të albanologëve të huaj për studimin e gjuhës shqipe, Simpozium i mbajtur në Shkodër, në dhjetor të vitit 1996, Ymeri , Haki “Olivera Jashar – Nasteva dhe kontributi i saj në fushë të albanistikës” “JEHONA” 1,1997,
26. Ymeri, Haki “Dy sistemet fonologjike të së folmes shqipe të Markova-Rekës” “Jehona”,4-5, Shkup,1997.
27. Ymeri, Haki “Një përkitje ndërgjuhësore ballkanike në fushë të prozodisë”, Shqyrtime albanologjike - 3/1997, faqe 43-50. 28. Ymeri, Haki( në koautorësi) “Fjalor maqedonisht - shqip dhe shqip - maqedonisht”, 1997, Kumanovë.
29.Ymeri, Haki “Dy fjalë për lexuesin”-parathënie e romanit “Haxhi Llojo” të Reshad Kadiqit, Llogs-A, 1998, Shkup.
30. Gjuhësia ballkanike e prof. Shaban Demirajt, "Flaka e vëllazërimit". Shkup, 6.10.1994.
31. "Balkanska Lingvistika". Prevod Haki Imeri. Logos A.- Skopje 1994.
32.Gjuhësia ballkanike e Shaban Demirajt.(recension më i gjatë)"Jehona" nr. 1.- Shkup, 1995
33.Za edno jazi~no sovpa|aëe na fonetsko ramni{te pome|u albanskiot i makedonskiot jazik-MANU, trkalezna masa" Jazicite na po~vata na Makedonija", Skopje, 10.01,1996.
34.Kontribut i madh i dialektologjisë shqiptare në rjedhat bashkëkohore të studimeve gjuhësore, "Flaka e vëllazërimit”.- Shkup, 18.021996.
35.Një kontribut i rëndësishëm i gjuhësisë shqiptare, "Rilindja", 19.04.1996, Tiranë në ”Gustav majer 1850-1900”,Shkodër,1996, prej fq. 83-92.
36. Redakturë profesionale e monografisë “ E folmja e shqiptarëve të Ukrainës”, Shkup , 1996. 37. r një kontribut të rëndësishëm në fushë të albanistikës” “JEHONA” 1,1997.
38 “Dy sistemet fonologjike të së folmes shqipe të Markova-Rekës” “Jehona”,4-5, Shkup,1997.
39.Fjalor maqedonisht - shqip dhe shqip - maqedonisht, 1997, Kumanovë.
40. Strukturat zanore ua, ie dhe ye në gjuhën e Naim Frashërit, vo GODISHEN ZBORNIK, kniga 23, Skopje, 1997, str.83-87
41.Veçoritë morfologjike të së folmes shqipe të Markova Rekës ”Shqyrtime albanologjike”, 4, Shkup, 1998, faq.33
42.Dy fjalë për lexuesin, parathënie e romanit “Haxhi LLojo” të Reshad Kadiqit, Llogos-A, Shkup, 1998, fq. 5.
43. E folmja shqipe e Karshiakës (monografi prej 288 faqesh), Shkup, 1998. 44. Dy fjajë për Fjalorin e antonimeve të prof. Miço Samarës , Shqyrtime albanologjike, 6 Shkup, 2000. 45. Mbi një bashkëpërkim gjuhësor mes gjuhës shqipe dhe asaj maqedonase në fushën e fonetikës, Studime filologjike, f. 69 Tiranë. 46. Për një alfabet më praktik, Shqyrtime Albanologjike,5, Shkup, 1999. 47. Fjalori Maqedonisht-shqip, Logos A. 1999. Shkup. 48. Letër kolegut të klasës (ese), Fakti, 14 prill 2001, Shkup.
49. Para ribotimit të Fjalorit të ghuhës së sotme shqipe. Jehona, 2008, Shkup. 50. Haki IMERI,Albanskite leksi~ki elementi vo tritomniot Re~nik na makedonskiot jazik I, IIi III tom (simpozium vo Institutot za makedonski jazik “Krste Misirkov” vo Skopje. 51. Fjalori Maqedonisht-shqip, ribotim i përmirësuar, MENORA, 2008, Shkup.