Shqiponja e detit të Salomoneve

(Përcjellë nga Haliaeetus sanfordi)

Shqiponja e Detit të Salomoneve (Haliaeetus sanfordi) është një shqiponjë e madhe e cila paraqitet në Bougainvill edhe në Arkipelagun Salomon (polinezi). Epitetonin e llojit (Haliaeetus "Sanfordi") është për nder të një kuratori të American Museum of Natural History, i cili e zbuloi këtë lloj shqiponje gjatë një ekspedite në vitet 1920. Përshkrimin e parë shkencor e bëri Ernst Mayr në vitin 1935.

Shqiponja e Detit të Salomoneve shpesh shihet edhe në pullat postale të vendit. Në Santa Isabela kjo lloj shqiponje simbolizon prijësin, kurse në Cheke Holo quhet Gaghata.

Përshkrimi

Redakto

Shqiponja e Detit të Salomoneve arrinë një madhësi prej 64 deri 90cm dhe një peshë nga 2,3 deri në 2,5 kg. Gjerësia e krahëve arrin 165 deri 185cm. Pendët e kokës dhe të qafes janë ngjyrë kafe të çelët. Në anën barkore është me ngjyrë kafe, ngjyrë kafe në të kuqe deri në kafe të mbyllët. Ana shpinore është ngjyrë kafe të mbyllët deri në ngjyrë të përhimt në të zezë. Sytë i ka ngjyrë kafe të çelët.

Mënyra e jetesës

Redakto

Kjo shqiponë jeton në malet rreth bregut të detit të cilat arrijnë lartësi mbidetare deri në 1350m.

Koha e çeljes së vezëve është nga gushti deri në tetor. Foletë përbëhen në të shumten e rasteve nga dy vezë.

Ushqimi

Redakto

Kjo është e vetmja shqiponjë deti që e gjuan prenë në malet tropike. Ushqimi përbëhet nga Megachiroptera dhe Kuskusa, po ashtu edhe nga peshq (gjithashtu edhe kërma peshqish të mëdhenj dhe peshkaqenë), molusqe, gjarpërinj uji, gaforre dhe breshka.

Referimet

Redakto
  • Ferguson-Lees, James & David A. Christie 2001: Raptors of the world. Helm, London.