Halil Pashë Biçakçiu
Halil Pashë Biçakçiu (1690-1775) është nga vezirët i cili kaloi në funksione të larta në ministri në kohën e Sulltan Ahmed Hanit III. Është me origjinë shqiptare, elbasanas. Kur vëllai i tij Sinan aga u bë bostanxhi-bashë, erdhën në Janinë dhe pastaj bashkë me Kallajli Mehmed Pashën shkuan në Bagdad. Kur u kthye, duke marrë gradë pas grade, u bë bostanxhi-bashë në oxhakun (korpusin) e jeniçerëve. Shërbimet e tij pranoheshin te padishahu, pastaj, duke u aftësua edhe më tepër, më 1128/1715 me gradën mir-i miran u dërgua të shërbejë në ejaletin e Erzurumit. Ishte koha e ekspeditës së Austrisë. U urdhërua ta renovojë kalanë e Nishit. Meqë tregoi sukses të mirë në këtë çështje, sado që u dërgua me detyrë në ejaletin e Dijar-Bekrit, për shkak të nevojës qe transferuar në Pashallëkun e Beogradit. Në atë kohë u vra sadriazemi Ali Pasha. Duke e parë të nevojshme të emërohet serdar një personalitet i meritueshëm, për shkak të famës që e fitoi në oborrin mbretëror, në muajin ramazan të vitit të përmendur, iu besua myhyri i ministrisë (detyra e kryeministrit). Po në atë vit, në muajin zulhixhxhe u kthye në garnizonin dimëror në Edrene. Pasi u nderua nga padishahu, në muajin rexhep të vitit 1129/1716, me ushtrinë osmane shkoi në frontin e Beogradit, por nuk pati sukses në këtë luftë. Kur u kthye në Nish, u largua nga ministria dhe, sado që u emërua në ejaletin e Selanikut, e kapi një dyshim, prandaj iku dhe u mshef. Pasi qëndroi një vjet në ilegalitet, për shkak se u mërzit në jetën ushtarake, u tërhoq dhe u emërua në muhafezllëkun e Bogaz-hisarit. Gjatë kohës në ilegalitet e kishte pranuar ket-huda Abdi Haskiun i cili e kishte fshehur. Më 1140/1727, pra pas një pauze, duke iu kthyer grada e vezirit u emërua në muhafezllëkun e Agribozit, e pastaj në atë të Kandijes dhe Hanijes dhe përsëri në atë të Kandijes dhe aty u tërhoq nga aktiviteti. Shërbeu në ministri afër 13 muaj. ishte modest, jomendjemadh dhe shumë fetar.[1]
Referimet
Redakto- ^ Sami Frasheri - Kâmûs al-a'lâm III, f. 2058.