Halil Xani
HALIL XANI
RedaktoHalil Xani u lind më 1952 në fshatin Polac të Skënderajt.Shkollën fillore e mbaroi në Polac e Skenderaj ku e kreu edhe gjimnazin. Studjoi në degën e Gjuhës dhe Letërsisë shqipe në fakultetin Filologjik në Prishtinë.
Nga viti 1974 e deri në vitin 1976 punoi arsimtar i gjuhës shqipe në shkollën fillore të Qirezit, kurse në shkollën fillore të polacit nga viti 1976 e deri në vitin 1983, Nga viti 1983 e deri në vitin 1990, punoi gazetar ne Radio Mitrovicë, deri atëherë kur policia serbe i deboi punetorët shqiptarë nga puna dhe mbylli programin shqip.
Pas luftës së fundit, nga një vit punoi gazetar ne të përditshmet “Dita” dhe “24 orë” si dhe dy vite drejtoi programin e radio Drenicës.
Pos vjershave për fëmijë të cilat i botoi që nga viti 1971 e këndej në gazeta e revista të ndryshme që dilnin në Prishtinë e Shkup shkruan edhe humor.
Në vitin 1996 botoi përmbledhjen e parë me titull “Ndal Drenushë”, librin e dytë me titull “Unë e babi mjeshtër” e botoi në vitin 2005, ndërkaq ka në dorëshkrim një libër me mahi të ndryshme dhe një tjetër po ashtu me vjersha për fëmijë. Libra të botuar
1.Ndal Drenushë, vjersha për fëmijë, 1996 2.Unë e babi mjeshtër, vjwersha për fëmijë, 2005 3.101 qyfyret e Nastradinit-vj, sipas anekdotave, 2009 4.Pak për mahi, më shumë përnjëmend-mahi origjinale, 2009 5.Ec e mos u bëj nervoz, vargje me gjemba, 2010 6.Borxhin e hëngri qeni, mahi origjinale, 2010 7.Gjuha e zemrës, vjersha për fëmijë, 2012
Ka edhe disa dorëshkrime me tematika të ndryshme.