Halili pret Pajo Harambashin
Muji vret Paun Harambashin
Herët çohet Paun Harambashi
e shtrëngojke at'gjokun e zi
mirë ia vjerreke topuzin n'telqi
duel për dere, bjeshkën e ka msy
Trimijë berre ai në bjeshkë po i qet
tridhetë qenë ai prapa po jua ngjet
i ka marrë me to tridhetë çobanë
edhe i merrka plot tridhetë sejmenë
nji çardak për vete p'e mbaron
bjeshkve dhentë sa mirë po jua l'shon
Shih, prej Mujit frika e kish ngranë
mos ndoj sherr, po, Muji ia mbaron!
digjo ç'bani Paun Harambashi
-Pse nuk çohem, - tha, - me u veshë e me u mbathë
me ra, - tha, - te kroni i Jutbines?
Mos pa shoke at’Mujin e zatet
n’mujsha pushke hajnisht une me ia dhane
ia la vetes, po, edhe nji nam
Veshet shpejt Pauni u shtrengua
per mejdan sa mire qe asht gatue
Pse asht shka, hakun mos me ia ngrane
shume ish’ qene Pauni trim me nam
Si vetima te kroni po shkon
fsheke vracin ne pyllin e zi
edhe vet n’zhavarr sa mire ka hi
shih sa mire ne zhavarr asht palua
pritke shkjaku Mujin per me shkua
Ngjoni shkoke aty c’ka asht mbarua
tridhete cika ne kambe ishin cua
shkuen te kroni t’shkretat uje me marre
c’po u prijke Ajkuna e Bardhe
I lane fjalet te kroni po shkojne
me e mbushe kanatata po fillojne
dhe kanatat sa plot i kane mbushe
Duel Pauni bash sikur arushe
Shih Pauni cikave u bertet
me kamxhik ka nise e po i prek
permbi tesha gjakun po jau qet
bash si kingjat po i fillon perpjet
te cardaku horri po i qet
Kur ia mbrrini nje plak me gjok te bardhe
ish hajvani, po, si shpend i bardhe
Prej zhavarri Pauni kish dale
edhe plakut gjokun ia kish ndale
e rrxoi plakun, krej e ka llomite
i ra cizme e ia then brinjte
e la plakun, gjokun ia kish marr
Shih, nji leter Pauni mbaroi
n’Jutbine Mujit letren, po, ia coi
po ne leter Pauni c’po thote?
-Ku je, Muje, he, zoti ty te vrafte!
Nam te madh dynjaja per ty ban
nuk ka krajl haraci qe ta pa
Por nuk asht per ty, Muje, qysh kane thane
qe, une bjeshken, Muj-o ta kam zane
pa travnine une ty po t’i lshoj gjane
A s’te vjen marre, o Muje - i kish thane
Sa tue qeshe ai Muji qenka cua
-Kafe t’zeze e duhan me m’gatua
Cohet Muji kadale asht shtrengua
e p’e merrke at’gjokun e bardhe
e i hipi Muji atit ne shale
Kur pa gjoku bjeshken qe ka marre
sa p’e rrehke, po, fushen me kambe
sikure rrfeja bjeshkes i dha gjame
te cardaku ushtima po shkon
Drodh Pauni, Ajkunes i ka thane
- Qe, kaq kohe ne bjeshke une jam
kurre per t’kthjellet nuk kam ndie gjame!
-Nuk asht gjame, - Ajkuna i ka thane –
tash, po ngjet, asht nise baci me ardhe –
Kah cardaku gjokun Muji e con
i dripi gjokut e pushim p’e ban
ish zhegite e gjoksin p’e zbulon
Prej cardakut Pauni shikon
nis Ajkunes ai e i ka thane:
-Qysh m’u vesh Muji n’ngiq t’zi?-
Krejt ne lesh ai trupin qysh me e shti? –
Shih sa gaz Ajkuna ka perpi
-Po t’rrejne syte, Paun, e s’je kah di
Baci Muje s’asht vesh n’ngiq te zi
asht i leshtun gjoksit bytevi
asht i leshtun ne gjoks e ne krah
si asllani qe del neper mal
A ia sheh, Paun, vetlla e mustake?
Shihja syte, Paun, si i jane pergjake!
-Digjo ktej, Paun, - Muji kish thane –
Kollaj asht , - tha, - me lidhe fmi e pleq
Kollaj asht, - tha, - cika me grabite
Kollaj asht – tha, - pleq ne llom me qite
Del mejdanin me nda me kreshnike!
A po cohesh mejdanin ta ndajme? –
i tha Muji e hipi n’gjok te bardhe
- Ndiqem prapa, Paun! – I kish thane
Nisi gjokun lendines Muji me ike
shih, permbas Pauni ia ka nise
Kush me e zane at gjokun, po, te bardhe?
Si shpend me krahe vrapin e kish marre
Kur e ngjoi Pauni me gjilit
ishte gjoku sa fort i shperdhite
n’te dy gjunjet gjoku ish qene pase rrxue
mbi krye Mujit gjiliti i ka shkua
e tri bjeshke, tha, po, i kish kalua
Kur a dredhe, - tha, Pauni, me ike
fort p’e gjuejke Muji me gjilit
bash si rrfeja gjilit ia ka ngjite
po kish ndeshe gjiliti ne celik
Qatehere trimat shpatat i kane qite qafa-qafa atllaret kane afrua
t’madhe Muji sa iu ka gerrmua
- Sjell perpara, Paun, c’je tmerrua?!-
Shume i djathte kish qene, po, Muji vete
me shpate shpaten sa mire po ia prêt!
Jane thye shpatat edhe jane coptua
prej atllareve t’dy n’lendin jane gjua
gjoks per gjoks, po trimat jane zatete
tre sahate, po kane dredhe e kan zhdredhe
prishe e kane ate mejdanin krejt
thoshje laver asht ba, qe, tri vjet
N’kokerr t’shpines Muji e ka gjua
e lendines zharg shkaun p’e ngrehka
me i cope shpate, - tha, - kryet po i prejka
Kshtu m’kane thane, atje une nuk jam kane
s’asht cudi, se trimat gjithcka bajne