Halim Kosova është deputet i Partisë DemokratikeKuvendin e Shqipërisë.

Halim Kosova
Deputet në Kuvendin e Shqipërisë
Në detyrë
2013–vazhdon
Ministër i Shëndetësisë
Në detyrë
3 prill 2013 – 13 shtator 2013
Paraprirë ngaVangjel Tavo
Pasuar ngaIlir Beqaj
Të dhëna vetjake
U lind më1954
Tiranë
Nënshtetësiashqiptar
Partia politikePD
Bashkëshortja/etElsa Kosova
Punësimimjek obsetër-gjinekolog

Halim Kosova lindi në vitin 1954 në Tiranë. Pasi përfundon arsimin e mesëm në Shkollën e Mesme të Përgjithshme "Petro Nini Luarasi" vazhdon studimet e larta për mjekësi në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës nga ku u diplomua në vitin 1977. Në vitin 1985 specializohet për obstetri-gjinekologji në Universitetin "La Sapienza" të Romës, Itali,[1] ndërsa në vitin 1990 mbron gradën shkencore “ Doktor i Shkencave Mjeksore”, në Fakultetin e Mjekësisë, të Universitetit të Tiranës.[2]

Kosova ka punuar për shumë vite si mjek obstetër-gjinekolog në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.

Në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë më 13 qershor 2013, Halim Kosova u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës.

Në prill 2015 Halim Kosova shpalli kandidaturën për Kryetar të Bashkisë së Tiranës i mbështetur nga Partia Demokratike.

Referime

Redakto
  1. ^ Koha Jonë Arkivuar 19 prill 2015 tek Wayback Machine Titulli: Halim Kosova (16 prill 2015)
  2. ^ panorama.com

Shiko edhe

Redakto

Lista e deputetëve të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Shqipërisë